Gazetari mesazh mësueses së djalit: Mësoje të japë e të marrë dashuri, tregoji sekretin e lumturisë

Gazetari mesazh mësueses së djalit: Mësoje të japë e të marrë dashuri, tregoji sekretin e lumturisë

Gazetari Denis Dyrnjaja

Gazetari Denis Dyrnjaja, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ka vendosur t’i dërgojë një mesazh publik mësueses së djalit të tij. Në një status në Facebook, Dyrnjaja thotë se nuk i ka besuar mësueses thjesht një fëmijë, por dritën e syve.

“Mësoje se jeta është plot me beteja si kjo e dështimit dhe ringritjes, e se lëmosha nuk është shpëtim, por zhytje në mjerim. Mësoje fëmijën tim ç'është dashuria. Mësoje që të japë dashuri, që të marrë dashuri.”-shkruan gazetari.

Statusi i plotë i Denis Dyrnjasë:

Një mesazh mesueses!

I/e dashur mësues(e), fëmija im u ul sot për herë te parë ne bankën e shkollës. Bashkë me të në bankë ishte ulur edhe ndroja e pafajësia. Unë i shihja çdo moment në sytë dhe shikimin e përhumbur. Ai sot u ul përballë një puzzle të madh e të panjohur dhe tashmë nisi rrugëtimin për të njohur botën, historinë dhe gjeografinë e saj, do të njohë e mësojë nga erdhëm dhe ku shkojmë. Do të mësojë e njohë më shumë çfarë është njeriu, çfarë është vetë ai si qenie dhe çfarë është në gjendje të krijojë forca e tij. Do mësojë çfarë është e mira dhe e keqja, lufta dhe paqja. Të lutem mësues(e) e dashur mos e lëndo fëmijën tim edhe nëse ai nuk gjen dot fjalën e duhur apo mendimin e duhur. Mësoje atë me kurajë se dështimi nuk është fundi, por është fillimi për t'u ringritur. Mësoje se jeta është plot me beteja si kjo e dështimit dhe ringritjes, e se lëmosha nuk është shpëtim, por zhytje në mjerim. Mësoje fëmijën tim ç'është dashuria. Mësoje që të japë dashuri, që të marrë dashuri. Tregoji se sekreti i lumturisë është dija dhe dashuria. Ti do te jesh për të bariu i mirë si në përrallat e vogëlisë, që di gjithçka dhe mund ta mbrosh nga gjithçka. Unë e di se fëmija im do të të adhurojë nëse ti edhe në pikën tënde fundore të lodhjes do gjesh buzëqeshjen për t'i thënë se nuk je lodhur dhe se e do shumë edhe pse ai nuk është dot i përkryer. E dashur mësues(e) kujdesu, mëkoje dhe mësoje fëmijën tim që të bëhet dikush i vërtet në jetë, se nuk dua te kem nesër në shtëpi një manekin, apo marionetë. Unë të kam besuar ty sot jo thjeshtë një fëmi, por të kam besuar dritën e syve të mi.

Me respekt,

Denis Dyrnjaja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Respekte: 26/10/2020 03:08

    Abraham Lincoln. Po se e citove, shume mire bene. Te pershednes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë