Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është befasuar me një nga “kriteret” për të qenë lider i opozitës, sipas gazetarit Çlirim Peka.

Peka, ka ironizuar kreun aktual Lulzim Basha, duke thënë se iu deshën 8 vite që ti trashej zëri, pasi ishte kthyer në “meme” gjithë këto vite.

I ftuar në emisionin e Pekës, Shehaj u shpreh se ishte i lumtur me zërin e tij, ndërsa batuta e gazetarit dhe analistit Andi Bejtja ka shkaktuar humor te të ftuarit e tjerë.

Pjesë nga biseda: 

Çim Peka: Basha është kthyer në meme derisa iu trash zëri. Iu deshën 8 vite në opozitë derisa iu trash zëri. Të ketë një zë të pranushëm për lider.

Agron Shehaj: Më bën përshtypje gjykimi i një lideri në bazë të zërit. Nuk e di ça mendon ti për zërin tënd.

Çim Peka: Lidershipi ka ca elementë të lindër

Agron Shehaj: Unë jam shumë i lumtur për zërin tim dhe nuk do përpiqem ta ndryshoj.

Andi Bejtja: Dmth na duhet një drejtues me zë si Aleksandër Gjoka.

Çim Peka: Zëri është simbolika. Thelbi është lidershipi dhe përqëndrimi.