Gjyqtari Gjin Gjoni sot vendosi që të jepte dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë nga frika e vettingut. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se gjyqtari e dha dorëheqjen pasi iu dorëzua raporti me konkluzionet që kanë dalë nga hetimi dhe vlerësimi në tre kriteret. Sipas tij, konkluzionet negative detyruan gjyqtarin të japë dorëheqjen.
"Raporti dhe konkluzionet me të cilat është njohur duket se e kanë detyruar që të japë dorëheqjen. E ka kuptuar që raporti për vlerësimin e tij pasuror, moral dhe profesional ka ardhur negativ duke nënkuptuar se nuk do të kalonte në këto kushte ka vendosur që të japë dorëheqjen.
Ka shumë gjyqtarë që pasi janë njohur me raportin e vlerësimit ka vendosur që të mos përballet, por të largohet. Për arsye se nuk duan të evidentojnë pasurinë dhe shkeljet e të dhënat e tjera personale të mos publikohen në media.
Gjin Gjoni është një gjyqtar që me vendimet e tij ka ngjallur debat edhe për ekstradimet duke krijuar konflikte mes shteteve. I referohem një vendimi për një shtetasit turk që e kërkonte drejtësia gjermane, pasi u vendos 40 ditë burg, Gjin Gjoni e liroi në arrest shtëpi, por ai nuk kishte shtëpi në Tiranë.
Ai u arratis dhe nuk është kapur edhe sot. Në atë periudhë krijoi debat mes shteteve. Por kemi edhe raste të tjera, ku Gjin Gjoni është debatuar fort dhe ndjeshëm" tha ai.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
2.4%
-
Pak
87.8%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja
25 Mars, 16:31
-
‘Shporta’ groteske e PD-së me komunistë, ballistë, çamë, grekë, burgaxhinj, nongrata, budallenj dhe analfabetë me grada
6 Mars, 10:38
-
Gjin Gjoni nga veteriner bëhet doktor i të drejtës civile pa arsim të lartë! A do t’a dorëzojë diplomën false në KQZ kur të kandidojë për deputet? Disa fakte për SPAK-un
5 Mars, 13:53
-
Ilir Yzeiri: Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri
5 Mars, 12:04
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
4 Mars, 11:03
-
Primaret e PD-së/ 10 kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri dhe ata më pak! Deputetët që kaluan pragun e kush jo! Veç Gjin Gjonit, 'shpërblehen' dhe Ndoja e Gjunkshi
3 Mars, 08:39
-
Primaret e PD/ Mbyllet numërimi në qarkun e Lezhës, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni më i votuari
2 Mars, 09:05
-
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë! Autorët e hodhën nga makina në ecje, ishin maskuar si të moshuar
28 Shkurt, 13:05
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri
26 Shkurt, 19:42
-
Simon Hadaj: Të korruptuar e të inkriminuar, mblidhuni te Berisha!
26 Shkurt, 13:59
-
Primareve të Berishës i bashkohet edhe gjenerali Gjunkshi, i dha Malltezit klubin ‘Partizani’! Në garë për deputet edhe ish-prokurori Ndoja, iu bë atentat në makinë me ‘Rrumin e Shijakut’
26 Shkurt, 10:52
-
Shpërthim me tritol në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë, vëllai i ish-gjyqtarit sheik Gjoni! Dy autorët e pamaskuar hodhën lëndën plasëse (VIDEO)
26 Shkurt, 06:56