Muri kinez është një nga vendet turistike më të vizituara në Kinë. Mbi 10 milionë llogaritet numri i vizitorëve shkojnë tek Muri i Madh e marrin sfidën për të ngjitur 1500 shkallet e tij.
Edhe Sali Berisha në vitin 2009 atëherë kur ishte kryeministër gjatë një vizite në Kinë vizitoi Murin Kinez. Zyra e shtypit trumbetoi me të madhe në atë kohë se kreut të qeverisë i ishte akorduar nga autoritetet lokale, një çertifikatë si Kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.
Por çfarë është kjo certifikata?
Gazetari i njohur Rezear Xhaxhiu i cili ka vizituar vetë Murin Kinez tregon se certifikata është thjesht simbolike dhe mund ta marrë kushdo si kujtim pas ngjitjes së 1500 shkallëve. Demaskim i propagandës së Sali Berishës dhe atyre krah tij të cilët me gënjeshtrat bëjnë gjithçka për të errësuar sytë e shqiptarëve.
Postimi i Rezear Xhaxhiut ne facebook 29 gusht 2023
NE MURIN E MADH KINEZ
Na u shfaq gjigand, i mistershem, impozant, deri-diku mistik dhe i rrethuar me mistere...Mberritem me ne fund nen kembet e Murit te Madh Kinez ate mengjes te se shtunes se 12 gushtit.Kontaktet tona me Murin e Madh ishin te hershme,qe nga koha e pullave postare kineze e me pas permes librave,filmave,dokumentareve,rrefenjave,reportazheve dhe kronikave televizive.Ja tani,dy turiste shqiptare mes bedenave dhe postrojeve ngjeshur nga nje turme e stermadhe vizitoresh vendas.(10 milione llogaritet numri i vizitoreve qe mberrijne cdo vit ne Murin e Madh).Mutianyu ishte stacioni yne.Ai konsiderohet si seksioni me i njohur i Murit te Madh.Ndodhet vetem 40 km larg Pekinit.I ndertuar gjate dinastise Qi eshte vetem nje segment prej 22 km i atyre 6.700 kilometrave ne te cilen shtrihet i gjithe muri.Me te 24 kullat e vrojtimit te tij segmenti gjerperonte permes nje peizazhi sureal malor i mbushur me nje dendesi pyjesh e gjelberimi.
Ndoshta per keto,por edhe per faktin se ishte i zhytur i teri nen nje mjergull te dendur, muri behej edhe me misterioz, hera heres me i palexueshem e deri deri dhe me i larget.Ecim mbi kalldrem dhe ngjitemi ne te njetat shkalle qe kish ngjitur ne 1972 Presidenti Nikson.Pak me tej pame shkallet qe kish pershkruar Mikail Gorbacov, Margaret Thecer dhe te 370 udheheqesit e tjeter te larte te botes...
.
Kujtuam duke qeshur rekordin e Berishes me te 1500 shkallet e tij te ngjitura gjate vizites ne 2009. Dhe me pas certifikaten qe iu akordua per kete "perpjekje".."Nese desheroni ju paisim edhe juve" na tha guida jone. Mjafton te paguani 40 juene/5 euro.
E bejme per cdo vizitor qe desheron te kete nje certifikate kujtimi per viziten ne Murin e Madh perfundoi ai...Dhe pak me pas e pame veten pronare te nje certifikate qe vertetonte se kishim hypur edhe ne mbi Murin e Madh Kinez ate te shtune gushti me mjergull dhe rrefenja muresh,bedenash dhe luftrash.
Njoftimi i Zyrës së shtypit të Sali Berishës në 2009
Në kuadër të qëndrimit të tij në Kinë kryeministri shqiptar Sali Berisha vizitoi sot murin e madh kinez në Badaling, pjesa me strategjike e murit mijëravjeçar, të ndërtuar për të mbrojtur Kinën nga sulmet e jashtme.
Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë, bëri të ditur se Kryeministri Berisha, ngjiti mbi 1500 shkallët që të çojnë në njërën nga majat e këtij segmenti, ku i'u akordua nga autoritetet lokale, një çertifikatë si Kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.
Duke i'u përgjigjur interesimit të medias, Kryeministri Berisha u shpreh se "lodhja nuk ndihet kur ngjitesh në një nga monumentet më madhështore të historisë së njerëzimit".
"Ngjitja është gjithnjë e këndshme, të lodh, por të lartëson. Kjo është merita e ngjitjes. Miku im kinez më thotë se është ngjitja më e lartë në mur se çdo Kryeministër tjetër që ka vizituar murin. I'u përgjigja se kjo ngjitje është sa kulturore, aq edhe elektorale, ndaj dhe e bëj me shumë kënaqësi. Le ta quajmë këtë pra edhe një komponent kulturor-elektoral të udhëtimit tim. Pjesa tjetër, është pjesa zyrtare", u shpreh Kryeministri Berisha.
Pjesa e murit në Badaling, e mbiquajtur edhe "çelësi i portës veriore të Pekinit", është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që nga viti 1987.
Po ju o zoti gazetar. Nqs do te ishit ktyeminister do te ngjiteshit tek ky mur ?? Po ne cilin tualet ka shkuar se ke zbuluar akoma ti ???!!!
Përgjigjuedhe kur te ngjethet tek rroçka ime salehu merr çertifikatel
PërgjigjuKur je fizikisht ne gjendje,pse jo?! Personalisht mendoj qe me te veshtira se Muri Kinez jane piramidat ne Egjipt per lartesine dhe temp.e larta qe duhet te perballosh,por ne mos gaboj,nuk lejohet t'i ngjitesh,gjithashtu dhe shkallet e piramidave-tempuj ne Ameriken Qendrore e Jugore jane shume te veshtira.Lartesia dhe temperaturat dhe vecanerisht pjerresia e tyre eshte nje sfide e vertete.Para tyre Muri Kinez duket si shetitje ne park.
PërgjigjuCfare ka genjyer berisha se se morem vesh. beri 1500 shkalle atehere se tani ska shanc ti bej. dhe i dhane ate certifikaten si te gjithe, si dhe xhaxhiut. pagoj apo jo 5 euro apo ja ben falas nuk e di njeri, se as berisha se ka thne. Miku im , thote berisha, me tha q eje i vetmi kryeminister qe ke ber te gjitha 1500 shkallet. Nes eeshte vertete qe eshte i vetmi kryemister u mbetet ta pergenjeshtronin kinezet, as xhaxhiu as mero baze. Cudite ne kete vend te mjere skan fund
PërgjigjuKetu ka qe sali mavria,si genjeshtar,shpifes,i semur per madheshti,si mashtrus ordiner qe eshte,,,nuk i Ka ngjituur ata shkalle,,,kaq ,kjo ishte