Turizmi e nis vitin 2021 me rënie. Në muajin e parë të vitit në vend kanë herë vetëm 185.329 shtetas të huaj, nga 249.461 që erdhën në janar të 2019, duke pësuar një rënie me 25.7%. Shkak për këtë është pandemia dhe mbyllja e kufijve, nga shumë shtete të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Sipas INSTAT me të vetmit shtete me të cilët është regjistruar rritje e lëvizjeve është me Kosovën dhe Zvicrën, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,0 % dhe Spanja me 73,0 %, krahasuar me Janar 2020.
Nga Kosova në janar të 2021, kanë ardhur 87.690 qytetar nga 77.632 shtetas që erdhën në janar të 2020, kur nuk kishte nisur pandemia COVID-19. Ndërsa nga Zvicra erdhën 2.394 persona nga 1.626 në 2020. Ndërkohë në total në muajin e kaluar në territorin shqiptar kanë hyrë 405.799 shtetas të huaj dhe vendas me një rënie prej 41,5, krahasuar me vitin e kaluar.
Në këtë periudhë të vitit rënia më e madhe e hyrjeve të huaja është për qëllime turizmi, pavarësisht se bardhësia e dëborës në muajin e kaluar tërhoqi shumë turistë kryesisht nga shtetet fqinje.
Vetëm lëvizjet për qëllime fetare kanë pasur rritje në muajin e parë të vitit. Por nga ana tjetër edhe shqiptarët nuk kanë arritur të dalin jashtë vendit për shkak të masave kufizuese. Në muajin janar daljet jashtë vendit nga shtetasit shqiptar janë tkurrur me 48,8 %.
LËVIZJET E SHTETASVE TË HUAJ
Viti 2020 249.461 shtetas
Viti 2021 185.329 shtetas
Diferenca -64132 shtetas
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.5%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 541
Lajme të tjera
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
'Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin shkurt, Rama: Jemi gati për të mirëpritur botën
16 Prill, 15:25
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?
16 Prill, 11:58
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Në Tiranë do të ngrihet qendra e edukimit të studentëve të mikpritjes, në fokus edukimi turistik
9 Prill, 10:43
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Eduard Zaloshnja: Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas këtij
8 Prill, 13:58
-
Veliaj dhe Kumbaro takojnë sekretarin e Organizatës Botërore të Turizmit për Europën: Do të hapim një akademi ekselence për turizmin
8 Prill, 12:17
-
Tirana qendra e turizmit europian, Rama: Sfidë të ruajmë natyrën! Organizata Botërore rekomandon të huajt të investojnë në Shqipëri
8 Prill, 08:54
-
'Thesarët e botës' në Channel 4 në Angli jehonë mrekullive të Shqipërisë dhe Adriatikut
7 Prill, 16:51
-
Mbi 1,7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në tre muajt e parë të vitit! Rama: T'i përgjigjemi me standarde më të larta mikpritjeje
6 Prill, 10:12