Gazetari i medias turke: Turqia, vendi më i favorshëm për rolin e negociatorit Rusi-Ukrainë! Takimi në Antalja i Lavrov e Kolebës, mundësi për të diskutuar çdo element

Të enjten në Antalya do të mbahet takimi mes ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba. Abdylvehap Jupi, redaktori i medias turke TRT World thotë për Report Tv se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka më asnjë vend në Perëndim me të cilin mund të ulet të diskutojë.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, redaktori turk tha se Turqia është vendi më i favorshëm për negociatat Rusi-Ukrianë, pasi është vendi i vetëm që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë duke lënë hapësira diplomatike.

“Putin nuk ka me kë diskuton më në perëndim për shkak të sanksioneve. Turqia është në pozicionin më të favorshëm për këtë qëndrim, nga njëra anë respekton integritetin territorial të Ukrainës por nga ana tjetër ka porte të mira me Rusisë, duke mos vendosur sanksione të plota. Balancimi perfekt mes dyjave vende, mendoje se është vendi më i spikatur në këtë drejtim. (...) Duke pasur raporte solide me të dyja vendet, duke qenë anëtare e NATO-s, duke ndarë detin e zi këtu Turqia i jep hapësirë diplomacisë. Nëse do i kishte vendosur sanksion të plota, kush do ndërmjetësonte. Izraeli nuk është në gjendje si Turqia, edhe SHBA e përkrah qëndrimin e Turqisë”, tha Jupi për Report Tv.

Jupi ritheksoi edhe njëherë se Turqia, sipas konventës Montreux të vitit 1936, ka mbyllur ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ushtarake ruse.

“Ditën e parë që filloi lufta, Turqia mbylli ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, për anijet ushtarake, goditje shumë e madhe se ndalon linjat furnizuese të anijeve ruse. Rusisë nuk i ka vendosur sanksione të plota. Rusia si shtet fqinj që ndajë Detin e Zi, dëshiron që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt dhe me të dyja vendet të vazhdojë bashkëpunimin solid”, vijon ai.

Pas takimit me ministrat e Jashtëm, Jupi thotë se Turqia shpreson që të ulë në një tryezë për të diskutuar edhe presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Në samitin e Antalyas do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, si edhe nga vendet e tjera të NATO-s.

“Është konfirmuar nga të treja palët. Do jenë tre ministrat e jashtëm Ukrainë, Rusi, Turqi. Është samiti më i madh që do mbahet. Përfaqësues edhe nga Shqipëria, kryeministri ose ministri i punëve të jashtëm. Mundësi për tu diskutuar në detaje të gjitha elementët. Shpreson edhe mes dy presidentëve ne javët në vazhdim, Putin dhe Zelenskyt”, u shpreh Jupi.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është vetëofruar të luajë rolin e negociatorit mes Rusisë dhe Ukrainë, duke qenë se historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën. Ai ka zhvilluar edhe biseda telefonike me Putin dhe Zelenskyn. Ankaraja e ka quajtur pushtimin rus të Ukrainës "të papranueshëm" dhe ka njoftuar se do të bllokojë pjesërisht anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi, por deri më tani ka refuzuar të zbatojë sanksionet.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë