Gazetaria investigative dhe mbrojtja e të dhënave

Gazetaria investigative dhe mbrojtja e të dhënave

Në ditët e sotme cikli i lajmeve është më i shpejtë, oreksi i tyre për treguar është i pangopur, por audienca e fragmentuar, që do të thotë se ato nuk e kanë më ndikimin në shoqëri fjala bie si ishin gazetat 50 vjet më parë. “Long formë” dhe raportimi investigues janë një luks, pasi organet e medies konkurrojnë për të sjellë një tjetër investigim “të madh”, mirëpo që shumë rrallë ndodh që të sjellin këtë të fundit. Herë herë të duket se shkrimet investiguese gjejnë teren, por po aq shpejt ato zhduken.

Ndikimi i një shkrimi mund të mbytet nga zhurma e vazhdueshme e lajmeve në radio, televizion dhe internet. Shumë gazetarë janë përpjekur për të mbajtur një perceptim popullor për gazetarinë moderne. E megjithatë, studime të reja analiza e dhënia e përshkrimit kombinuar me burime të tjera (përfshirë intervistat me ekspertë të mediave, analiza të hollësishme të faqeve të lajmeve etj), të jep një pamje që tregon se sot, gazetaria ka “gazetarë investigues” më shumë se kurrë më parë. Qarkullimi i gazetave dhe fitimet arritën kulmin e tyre në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980.

Është e  arsyeshme të mendohet, në volumin e gazetarisë investigative në formatin e madh të atëhershëm që do të arrinte kulmin, sepse gjatë kësaj periudhe “derdhjet” e reklamave ishin aq të shëndetshme sa ato janë quajtur edhe "lumenjtë e artë ". Ishte koha kur kishte më shumë tituj të gazetave të përditshme në qarkullim. Në fakt, grupe të ndryshme të të dhënave në mënyrë të pavarur tregojnë se numri i shkrimeve investigues vazhdoi të rritej nga viti 1950 në çdo dekadë të njëpasnjëshme deri në vitin 2010. E megjithatë perceptimet për një rënie të cilësisë dhe numrit të shkrimeve të tilla në botimet e sotme nuk janë të mbështetura nga investigimet. Cilësia e kësaj gazetarie, është e vështirë për tu matur, është vlerësuar se ka një shkallë rënieje të "karakteristikave cilësore" brenda shkrimeve investuiguese.

Janë zbuluar ndryshime si dhe një rënie në standardet e raportimit. Për shembull, në vitin 2000 ka pasur më pak seri shkrimesh se në dekadat e mëparshme, dhe pak shkrime që flasin për individë pa mbrojtje në krahasim me shkrime në lidhje me gabimet e institucioneve publike. Duke u bazuar në faktorë që reflektojnë argumente të literaturës shkencore për raportimin investigues, është përdorur përkufizim i 10 pikëshit për të dalluar gazetarinë investigative të mirëfilltë në raportimin e lajmeve të përditshme dhe është zbuluar një epërsi më e madhe në vitet 1980 e raportimit investigues. Por në përgjithësi, ka pasur histori të investigimit më pak në këtë dekadë se në dekadat që pasuan.

Numri i madh i shkrimeve me cilësi të lartë të investigimit në vitet 1980 ndodhi për shkak se këto histori mishëruan jo vetëm karakteristikat e detyrueshme të përkufizimit të përdorur për të klasifikuar raportimin investigativ, por edhe shfaqen e elementeve të tjera të zhanrit të tilla si "zbulimi i të vërtetës në shtyp në interesin e publikut", "identifikimin e viktimave” ose zbulime lidhur me "shkelje të besimit të publikut". Gazetari në këtë kohë ishte gjithashtu i prirur për të investiguar histori të "standardit moral të nënkuptuar".

Redaktor i “The Guardian” të Britanisë, Alan Rusbridger, vlerëson se jo të gjitha shpalljet apo "të vërtetat" janë me vlerë për tu ndjekur, dhe sidomos jo në emër të "interesit publik". Madje ai ka argumentuar "cilësinë " e objektivit të një shkrimi dhe lidhjen me interesin publik me cilësi të shquar raportimi investigues. Ajo që vërehet më së shumti është se gazetarët e sotëm me një padurim të madh botojnë një shkrim "në interes të publikut" dhe e emërtojnë atë "ekskluzive" apo "investigim " kur shpesh del e kundërta. Këto etiketa, në të vërtetë janë të vjetruara dhe në rastet kur aplikohet rregullisht me artikuj të tillë, ato nuk përbëjnë gazetari investiguese dhe nganjëherë shërbejnë jo "në interes të publikut", por më tepër "interesante për publikun".

Studimet tregojnë se lexuesit po bombardohen me këto “tags”por nga ana tjetër ndoshta dhe janë bërë imunë me natyrën e veçantë të raportimit investigativ, i cili ndryshe nga shkrimet e përditshme të lajmeve, domosdoshmërisht kërkon kohë dhe shkathtësi. Kjo ndoshta shpjegon perceptimet e përgjithshme që ka raportimi investigues tani më pak se sa në të kaluarën, për shkak se audienca nuk mund të vlerësojë gazetarinë investigative autentike dhe nuk e dallon atë nga sensacionalizmi.

Gazetaria hulumtuese si burim kryesor i informacionit

Gazetaria hulumtuese është një formë e gazetarisë në të cilën gazetarët hetojnë thellë një temë të vetme të interesit, të tillë si krime të rënda, korrupsionit politik etj. Një gazetar investigues mund të kalojë muaj apo dhe vite hulumtimi për përgatitjen e raportit. Në një histori të vetme një gazetar investigues mund të përdorë një ose më shumë, analiza të dokumenteve të tilla si padi dhe dokumente të tjera ligjore, regjistrat e taksave, raporte qeveritare, madje edhe tallash metali. Gjithashtu mund të përdoren bazat e të dhënave publike, hetim të çështjeve teknike, përfshirë edhe praktikat e biznesit dhe efektet e tyre, si dhe studime të çështjeve sociale dhe ligjore, burime abonimi kërkimore, intervista të shumta me burime të referueshme si dhe në disa raste intervista me burime anonime (për shembull informuesit).

Profesori Steve Weinberg, në “Universitetin Missouri” e ka përcaktuar gazetarinë investigative, si "raportimin, përmes iniciativës dhe punës së vetë produktit, çështje me rëndësi për lexuesit, shikuesit apo dëgjuesit”. Në shumë raste, subjektet e raportimit dëshirojnë që çështjet nën shqyrtim të mbeten të pazbuluara. Teoricieni i medieve britanike Hugo de Burgh (2000) thekson se “një gazetar investigues është një individ profesioni i të cilit është për të zbuluar të vërtetën dhe për të identifikuar gabimet” dhe se “çdo media mund të jetë në dispozicion”.

Gazetaria hulumtuese dallohet edhe pse është e ngjashme nga puna që bën policia, avokatët (apo organet e tjera rregullatore të sistemit) në atë, që, “nuk është e kufizuar për të synuar, ajo është e themeluar ligjërisht dhe e lidhur ngushtë me publikimin".Gazetaria investiguese është dega më e respektuar e profesionit, ajo shpesh duke ndihmuar të zbulojë korrupsionin, ndriçon një gjendje të vështirë sociale, duke ndikuar në politikat publike dhe duke sjellë ndryshim. Kjo merr kohë dhe përpjekje, por edhe një kuptim të koncepteve themelore dhe mjeteve të përdorura për të kryer investigimin.

Njohja e fakteve, fuqia e sekreteve

Filmi i ri dokumentar mbi WikiLeaks vendosi të përzgjidhte një titull të tipit “We steal secret”. Një titull që u quajt si i pasaktë dhe tendencioz, sepse marrja e sekreteve nuk është vjedhje e tyre dhe dëshmia e një komploti për të vjedhur sekretet përbën ndjekje penale. Por kineastët e dinin se ç’po bënin në kuptim të asaj që “sekretet kanë pushtet”. Por zbulimi i sekreteve ka edhe më shumë pushtet, më shumë fuqi se grumbullimi i fakteve, edhe kur faktet mblidhen siç duhet ato bëhen shkatërruese për atë që përmbajnë.

Fronti i Bashkuar i gazetarisë në Shtetet e Bashkuara, si “New York Times”, “Associated Press”, “Reuters”, “Wall Street Journal”, “ProPublica”, “Byroja e Uashingtonit” të gazetës “McClatchy”, “Bloomberg”, dhe “Politiko” kontribuojnë për këtë enigmë, por edhe ndërkombëtarisht “Le Monde” në Francë, “Globe” dhe “Mail” në Kanada, “Der Spiegel” në Gjermani. Injorimi i një gazete dhe një dokumenti është e lehtë por injorimi i një fronti të bashkuar si ky është i vështirë. Njohja e fakteve, pushteti i sekreteve, vërtet janë të rëndësishëm por përdorimet, përshtatja dhe mashtrimi në dhënien e informacionit është i dënueshëm, si dhe pengon funksionimin e demokracisë. Jo rrallë shohim përkeqësimin e cilësinë e raportimit dhe rënien e etikës në pamjen e përgjithshme mediatike, ato thjesht janë të pa bazuara madje edhe provokative.

Pyetja e menjëhershme që të vjen është se çfarë ndodh me kodin e etikës, raportimin objektiv, transparencën, ndershmërinë dhe besueshmërinë në mediet? Kjo ngaqë çdo histori e lajmeve krijon aq shumë sensacion, çdo bisedë duket të jetë një çështje plot me zhurmë, me analistë të vënë si në një ring boksi madje dhe duke u dhënë atyre një arsye për të luftuar me analizat e tyre shpesh kokëposhtë. Madje edhe pse gazetarët në të gjithë botën festojnë “Ditën Ndërkombëtare të Etikës së Medias”, ende duket se është larg e të pasurit një kod etik të medies. Interesa të veçanta, dhe mbi të gjitha sensacionalizmi, vazhdon të bëjë kompromis me objektivitetin dhe transparencën në media. Një gazetar nuk mund që vetëm të informojë publikun dhe kaq, por ai ndihmon komunitetin për të adresuar problemet si dhe të ofrojë zgjidhje për një shoqëri demokratike të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Në qoftë se një gazetar mbështetet vetëm në “tha se ai ose ajo”, në një farë mënyre kjo “lloj gazetarie”, me “ai ose ajo” nuk mund të përmbushë rolin e gazetarisë. Gazetari duke qenë i sinqertë me profesionin e tij dhe duke punuar në një kuadër më të gjerë ndikon dhe fuqizon edhe me mobilizimin e tij dhe këtij synimi mund t’i shërbejë më së miri mundësimi me praktikat e gazetarisë investiguese. Sa më shumë të rritet gazetaria jo fitimprurëse hulumtuese aq më shumë ajo bëhet një rreze shprese për vazhdimin e gazetarisë cilësore. Në Shtetet e Bashkuara, praktika të tilla tashmë janë dëshmuar të suksesshme, duke ndihmuar në audienca dhe duke shërbyer si një model i gazetarisë investigative për studiuesit e mediave.

Hetimi dhe raportimi i ngjarjeve, çështjet dhe trendet për një audiencë masive

Gazetaria është praktika e hetimit dhe raportimit të ngjarjeve, çështjeve dhe tendencave për publikun e gjerë, që raportohet e shtypur ose në media online si gazetat, revistat dhe librat, të transmetuara si stacionet e radios, televizionit dhe rrjeteve etj. Një produkti i prodhuar nga një aktiviteti i tillë plotëson sot atë që quhet gazetari dhe ata që mbledhin paketat e lajmeve dhe informacionit për përhapjen e tyre në masë janë gazetarët. Por kjo fushë përfshin edhe shkrimin, redaktimin, dizajnin dhe fotografinë. Mediet e lajmeve janë furnizuesit kryesore me informacion të opinionit në lidhje me çështjet publike.

Qëllimi kryesor i atyre që punojnë në profesionin e gazetarit është që t’i japin lexuesit dhe audiencave informata të besueshme me të sakta, që i nevojiten një shoqërie për të funksionuar. Gazetaria investiguese kërkon një sasi të madhe të burimeve kërkimore dhe punën e madhe për të dalë tek faktet që mund të jenë fshehur, varrosur, ose pengohen nga njerëz që kanë një interes të dhënë në mbajtjen e tyre nga të qenit të botuara. Privilegji dhe detyra e gazetarit investigues është mbrojtja e fjalës së lirë, të informojë qytetarët, të inkurajojë diskutimin mbi politikat publike dhe për t’i shërbyer interesit publik. Këto detyra nganjëherë kërkojnë që gazetarët të zbulojnë veprimtarinë kriminale, të hetojnë abuzimet e pushtetit, të venë në dukje shkeljet që bëhen, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e publikut dhe të mbështesin hapur të drejtësinë. Gazetaria hulumtuese përdor metoda të veçanta që ngrenë çështje etike dhe ligjore, historitë e gazetarisë hulumtuese kanë treguar se ka pasur pasoja serioze për individët, organizatat dhe shoqërinë. Gazetaria investiguese, për këtë arsye, ka përgjegjësi të dallueshme vërtetësie.

Detyra parësore është të kërkojë dhe të raportojë të vërtetën si plotësisht, por dhe në mënyrë sa më të pavarur që të jetë e mundur, si dhe të bëjë çdo përpjekje për të siguruar saktësinë e raporteve. Ajo përdor burimet konfidenciale të një pozite të njohur dhe dëshmi të verifikuara nga burime të tjera të pavarura, por nga ana tjetër ajo është e kujdesshme kundrejt burimeve që mund të jenë të motivuara nga keqdashja ose paragjykimi, veçanërisht kur ngjarjet janë të diskutueshme e kanë ndikim shumë më të gjerë, ose që kërkojnë teknika të veçanta. Njerëzit kanë të drejtën e privatësisë, por ata gjithashtu kanë të drejtë të dinë në lidhje me institucionet e tyre publike dhe njerëzit që janë të zgjedhur ose të punësuar për të shërbyer, nga ana tjetër gazetaria investigative nuk duhet të shkelë mbi privatësinë e dikujt, nëse nuk është në interes të publikut.

Shpesh gazetarët investigues zbulojnë informata të ndjeshme që mund të tërheqin interesin e policisë, sistemin e drejtësisë, etj që kanë nevojë të marrin materialet për përdorimin e tyre, në këtë rast përgjegjësia e parë është kundrejt publikut. Publiku nuk duhet t’i perceptojnë gazetarët si agjentët të policisë, sepse nëse ndodh kjo jo vetëm minohet kredibiliteti por dhe dëmtohet rrjedhja e informacionit në të ardhmen nga burime të ndjeshme edhe pse në shumicën e rrethanave, gazetari i shërben interesit publik duke ruajtur pavarësinë nga policia, sistemin e drejtësisë dhe institucionet qeveritare.

Saktësia dhe verifikimi, teknologjia dhe teknika

Pasaktësia ose informacioni që mungon e minon besueshmërinë gazetareske. Faktet themelore të një materiali mund të verifikohen shpesh nëpërmjet burimeve zyrtare dhe dokumenteve, duke bërë çdo përpjekje për të ndjekur të gjitha këto rrugë. Shpesh e-mailet dhe komentet e internetit paraqesin probleme të veçanta, sepse shpesh burimet mbeten anonime ose marrin një identitet të rremë. Në rastin p.sh të kryerjes së intervistave me e-mail është e pranueshme nëse është verifikuar dhe njihet identiteti i të intervistuarit, por mënyra më e mirë është kontakti direkt, verifikimi i çdo informacioni, madje edhe informacionet nga një vend i besueshëm si një organizatë e njohur apo agjensi e lajmeve madje edhe ministrie, duhet të kontrollohet.

Kujdes i madh nga ana e gazetarit duhet të tregohet kur përdoren informacione sidomos nga faqet e reja të webeve që janë më pak të njohura. Ndonjëherë dëshmi të dokumentuara të problemeve nuk mund të ekzistojnë edhe pse ngjarja mund të ketë ndodhur. Burimet nuk mund të ekzistojnë kur të intervistuarit nuk iu përgjigjen pyetjeve ose nuk pranojnë të flasin.

Investigimi duhet të kryhet me një busull të fortë morali, me ndjeshmëri ndaj atyre që je duke investiguar dhe me hapjen ndaj lexuesve, duke shmangur mashtrimin apo shtrembërim kur kërkimet rezultojnë të pa baza. Përdormi i metodave të fshehta të tilla si incizimi, përdorimi i kamerave të fshehta ose mikrofonave, bëhet vetëm atëherë kur këto janë në përputhje me ligjshmërinë, drejtësinë dhe mbrojtjen e privatësisë.

Vërtetësia e regjistrimeve nga burimet jo gazetareske duhet të verifikohet dhe identifikohet qartë, sidomos në kujdesin për të shmangur manipulimin me tinguj ose imazhe në mënyrë që mashtron ose shtrembëron realitetin, ose ka efektin e prodhimit koment editorial. Dramatizimi dhe aktualitetit nuk duhet të përzihen sepse publiku duhet të ketë aftësinë për të gjykuar natyrën e informacionit dhe anonimiteti mund të jetë nxitje për të bërë deklarata të papërgjegjshme kur nuk mund të ketë arsye të qarta dhe të ngutshme për mbetur anonim.

Në medien e shkruar mund të fshihet identiteti i subjekteve të intervistës duke ndryshuar emrat e tyre apo duke mos përmendur burimin dhe në transmetim, mund të mbrohet identiteti përmes metodave dixhitale ose teknikave të tjera, të tilla si fshehja fytyrës e të intervistuarit ose të zërit. Metoda të tilla përdoren vetëm kur pjesëmarrja e subjektit i vë ata në rrezik të dëmtimit apo të vështirësive personale.

Përdorimi i burimeve anonime kërkon miratimin paraprak të së paku një person të lartë editorial, që e di identitetin e plotë të burimit. Kjo siguron kontrollin editorial, verifikimin dhe ndershmërinë. Duhet të dihet identiteti i plotë i burimit anonim (p.sh. emrin e plotë, numrin e telefonit, metodën e kontaktit, historinë dhe sfondin) sepse "anonymous" nuk do të thotë që të dihet pak për personin. Pastaj për të verifikuar një histori apo fakt duhet të përdoret më shumë se një burim dhe në qoftë se vetëm një burim është në dispozicion, kjo duhet thënë. Por nuk duhen lejuar burime anonime për të shtënë në dorë lirinë e individëve, organizatave apo institucioneve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta,  Policia tenton të shpërndajë protestuesit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta, Policia tenton të shpërndajë protestuesit