39 vjeçari Altin Çoku i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes ndaj një 27-vjeçareje në Kamëz për shkak se i kishte postuar foto intime në rrjetet sociale ishte një person me rekorde kriminale por që dënimet për të kanë qenë minimale. E ftuar në “Studio Live” në Report Tv gazetarja Keti Banushi solli rastin kur ai kishte kërcënuar me mesazhe edhe një mjek psikiatër.
“Altin Çoku me rekorde kriminale por dënime minimale! Një skemë të ngjashme e kishte bërë dhe me mjekun psikiatër të cilit i dërgonte mesazhe dhe i kërkonte para. Vlera kishte vajtur deri në 4 mijë euro dhe mjeku ishte detyruar të bënte kallëzim. Është hetuar dhe gjykuar nga gjykata e krimeve të rënda, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj dhe me gjykim të shkurtuar ishte ulur në 1 vit e gjashtë muaj. Më pas Apeli e kishte pezulluar në pesë vjet shërbim prove që do të thotë se ai të rrinte në shtëpi të mos shkonte në lokale dhe të ndiqte trajnime”, tha ajo.
Banushi shton se Çoku hynte në TikTok pasi e reja ndërroi jetë, ndërsa shprehej se është “i sëmurë me kartelë dhe nuk bënte burg”.
“Meqë jemi në prag të miratimit të kodit të ri penal. Duhet të ndërhyjmë më shumë. Janë parashikuar disa ndëshkime por nuk është futur specifikisht në këto platforma. Ndaj tij është një akuzë shtyrje drejt vetëvrasjes por mund të ketë dhe një akuzë tjetër. Ky person ishte shumë i ftohtë dhe shumë i ambientuar me mediet. Ishte shumë gjakftohtë, thoshte nuk e kam bërë unë atë gjë, pra nuk e kam publikuar unë por e ka publikuar shoku i tij duke dhënë dhe emrin. Shokun nuk e kanë ndaluar pasi dhe prokurorët pretendojnë se është ky personi që e ka bërë.”
Lajmi kryesor:
Shantazhet online/ Sociologu Tushi: Rrjetet sociale si pistoleta, ja pse jam kundër mbylljes së TikTok! Avokat Duraj: Duhen dënime më të ashpra
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
SHBA/ Ylli i Youtube, Mr.Beast po kërkon të blejë TikTok për të shmangur ndalimin e aplikacionit pas vendimit të Gjykatës së Lartë
22 Janar, 07:18
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45