Shantazhet online/ Sociologu Tushi: Rrjetet sociale si pistoleta, ja pse jam kundër mbylljes së TikTok! Avokat Duraj: Duhen dënime më të ashpra

Shantazhet në rrjete sociale janë bërë shkak për rritjen e krimeve. Avokati Alban Duraj  i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv u shpreh se duhet të rritet marzhi i dënimit për shantazhet që bëhen në rrjete sociale, sidomos të atyre përmes fotove.

Kritik avokati u tregua dhe me institucionet si prokuroria dhe policia të cilat sipas tij nuk i marrin seriozisht këto raste.

“Prokuroria e avashtë, kam disa raste që i jam drejtuar me disa kallëzime, nuk jemi thirrur as marrë në pyetje për kallëzimin tonë. Kam rast konkret kur policët në Tiranë, një rast që shkoi kallëzuesi dhe tha unë po shantazhohem me foto nga një person, dhe ata i thanë fike telefonin. Policia nuk është e gatshme dhe këto sjellin vrasje. Marzhi i dënimit duhet shtuar edhe më shumë.  Duhet rritur marzhi i dënimit, problematikën e shoh më shumë te organi i akuzës që është shumë i avashtë në mënyrës si i kryen hetimet. Kemi pasur dhe rastin e Durrësit, bëri kallëzim dhe nuk u interesuan fare. Prokuroria reagoi kur ajo vrau veten. Denoncimet janë në rritje por nuk kemi parandalime. Denoncimet janë të shumta, por rastet i kemi thuajse çdo javë”.

“Nuk kam parë ndonjë ndryshim ose specifikim për hedhjen e fotove ose për ndërhyrjen  e padrejtë në jetën private. Nëse përhapet një foto ose regjistrim tjetër pa pëlqimin e palës që është regjistruar kjo konsiderohet vetëm kundravajtje penale, me gjobë ose deri në dy vite, shumë pak duke pasur parasysh rritjen e krimeve. Duhet të jetë minimalisht një dënim prej pesë deri në 10 vitesh sepse bëhen për qëllime të poshtra për përfitim”.

Një analizë më të gjerë bëri sociologu Gëzim Tushi, i cili tha se dhuna në rrjete sociale është problem kulturor, ndërsa dha dhe arsyet se përse zgjidhja nuk është mbyllja e Tik Tok.

“Kur diskutojmë për efektet dhe kundërefektet e rrjeteve sociale  i mëshojmë anës teknologjike. Nuk mund të kthehemi pas për të ndalur atë që kemi arritur.  Si çdo arritje dhe kjo ka anëne  mirë t ëndruitur dhe të errët. Ne po përballemi me njëlloj përdorimi pervers të kësaj arritjeje të teknologjisë që po na sjell pasoja të mëdha. Kjo ka të bëjë me keqpërdorimin dhe shpërdorimin e kësaj arritjeje. Kur gjërat e filmuara përdoren për shantazh në shoqërinë shqiptare tani po i shtohet dhe dhuna digjitale. Jam i bindur se nuk i kemi vetëm ne si shqetësime.

Po vriten vetëm gratë, e ka fajin shoqëria. Përveç formave të tjera të dhunës edhe dhuna e krimi kibernetik po u shtohet vajzave tona. Duhet ngritur alarmi për një sulm shtesë mbi gratë dhe vajzat tona që po vihen përballë një presioni maskilist të shëmtuar duke përdorur dhe një armë tjetër si rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë si pistoleta, pistoleta nuk të vret vetë, e merr pistoletën dhe bën krim.  Unë jam kundër këtyre që thonë të mbyllen. Teknologjia. Fajin nuk e ka teknologjia por kultura e përdorimit të saj. Unë jam partizan i tezës dhe mjeteve kulturore, nuk kthehemi ne në mesjetë, nuk mund të heqim fishat. Në botën globale është e pafalshme të rrisësh internetin”.

Tre janë shtyllat ku duhet adresuar vëmendja sipas sociologut për të luftuar fenomenin.

“Si rezultat i shantazheve pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë vetëvrasje nga shantazhet përgjithësisht janë femra. Jam dakord se niveli i policimit të këtij fenomeni të ri ka një prapambetje absolute të policimit të këtyre fenomeneve. Duhet riparë struktura. Së dyti ne e kishim parashikuar që shoqëria do bëhet liberale dhe individualiste. Skaji i individualitetin ishte pikërisht që njeriu do bënte këtë gjë, pra që mund të bënte dhe krime. Nuk e kisha menduar që individualizmi në shoqëri do mbërrinte deri këtu por mbërriti. Së treti. Kemi të bëjmë me transferim të ligjërimit publik. Nëse më parë e kemi marrë në mënyrë të administruar sot është bërë kapilar. Këto kanë bërë përmbysej në aspektin kulturor, shoqëror... Nuk mjafton të përzëmë gjarprin na kafshoi por duhet të shikojmë helmin që ka hyrë në trupin e shoqërisë sonë siç janë rrjetet sociale.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
'I vuri gjobë 4 mijë € mjekut', gazetarja Banushi: Altin Çoku me rekorde kriminale por dënime minimale! Gjakftohtë në gjyq

39 vjeçari Altin Çoku i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes ndaj një 27-vjeçareje në Kamëz për shkak se i kishte postuar foto intime në rrjetet sociale ishte një person me rekorde kriminale por që dënimet për të kanë qenë minimale. E ftuar në “Studio Live” në Report Tv gazetarja Keti Banushi solli rastin kur ai kishte kërcënuar me mesazhe edhe një mjek psikiatër.

“Altin Çoku me rekorde kriminale por dënime minimale! Një skemë të ngjashme e kishte bërë dhe me mjekun psikiatër të cilit i dërgonte mesazhe dhe i kërkonte para. Vlera kishte vajtur deri në 4 mijë euro dhe mjeku ishte detyruar të bënte kallëzim. Është hetuar dhe gjykuar nga gjykata e krimeve të rënda, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj dhe me gjykim të shkurtuar ishte ulur në 1 vit e gjashtë muaj. Më pas Apeli e kishte pezulluar në pesë vjet shërbim prove që do të thotë se ai të rrinte në shtëpi të mos shkonte në lokale dhe të ndiqte trajnime”, tha ajo.

Banushi shton se Çoku hynte në TikTok pasi e reja ndërroi jetë, ndërsa shprehej se është “i sëmurë me kartelë dhe nuk bënte burg”.

“Meqë jemi në prag të miratimit të kodit të ri penal. Duhet të ndërhyjmë më shumë. Janë parashikuar disa ndëshkime por nuk është futur specifikisht në këto platforma.  Ndaj tij është një akuzë shtyrje drejt vetëvrasjes por mund të ketë dhe një akuzë tjetër. Ky person ishte shumë i ftohtë dhe shumë i ambientuar me mediet. Ishte shumë gjakftohtë, thoshte nuk e kam bërë unë atë gjë, pra nuk e kam publikuar unë por e ka publikuar shoku i tij duke dhënë dhe emrin.  Shokun nuk e kanë ndaluar pasi dhe prokurorët pretendojnë se është ky personi që e ka bërë.”

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës