Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuara kirurgia plastike Senera Hoxha dhe Elsa Ymeri, të cilat diskutuan mbi ndikimin që kanë mediat virtuale në dëshirën e të rinjve por jo vetëm për të përmirësuar pamjen e tyre sipas standarteve që paraqiten në rrjetet sociale.
Gazetarja dhe njëkohësisht psikologia Elsa Ymeri foli për një studim të universitetit te Oslo I cili shpjegonte se të rinjtë shpenzojnë një orë në javë duke bërë selfie.
‘’ Sipas një studimi të fundit nga univeristeti I Oslos thoshte se milenialët që I quajmë brezi që ka lindur pas viteve 80’ e përdorin më shumë rrjetin edhe kalojnë një orë në javë duke bërë selfie edhe 55% e tyre vetfotografohen, I bëjnë foto vetes me qëllim që ta hedhin në rrjet. Dhe në raport me pjesën e operacioneve, bëjnë operacione plastike për të pasur foton perfekte, në Instagram. Duket shumë absurde me të parën por e bëjnë dhe janë brezi 15 deri në 25 që janë shumë të ndikuar. Realisht rrjeti social ka efekte shumë të mira në disa anë, por ka më shumë anë negative’’ shprehet ajo.
E pyetur se si ndikojnë rrjetet sociale në gjendjen psiklogjike të të rinjve, ndërsa shohin një standart të caktuar bukurie Elsa Ymeri u shpreh se të rinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj promovimit të jetës luksoze por edhe të pamjes së tjetrit në rrjetet sociale.
‘’ Dritarja e Facebookut, Instagramit nuk duhet marrë asnjëherë e mirëqenë është tjetër gjë kur ti je I qartë në profesionin tënd dhe të gjithë e dinë kush je, cfarë je dhe cfarë bën. Në raste të tjera kur përpiqesh të ndërtosh një profil tëndin profesionalish sepse tendenca është gjithmonë kjo që ti ndërtosh dicka, një imazh. Për të rinjtë është shumë e vështirë për tu përballuar. Duke parë dukjen e tjetrit, pasjen e tjetrin që ti nuk e ke gjërat që tjetri I ka ti gjithsesi nuk mund ti dish sepse jo të gjithë pasqyrojnë atë që duan të pasqyrojnë në rrjet, pra është gjysma e asaj që ti nuk e di fare se cndodh me jetën e tjetrit në të vërtet por duke parë një larmi gjërash, edhe tek pjesa e të mirave material që tjetri mund të ketë, fakti që ka disa lukse më shumë se ty të rinjtë, adoleshentët kryesisht janë shumë të ndjeshëm’’ shprehet ajo.
Ndërsa thotë se operacionet plastike të rrisin vetbesimin, të forcojnë raportet me të tjerët dhe të bëjnë edhe më produktiv.
''Operacionet plastike të rrisin vetbesimin, të forocjnë raportet me të tjerët dhe të bëjnëedhe më produktiv. Në momentin që ti ke bërë një ndërhyrje, ti bëhesh edhe më produktiv edhe në përditshmërinë tënde dhe ke një lloj vetbesimi dhe vetvlerësimi që nuk e ke pasur më parë’’.
Ndërsa kirurgia plastike Senera Hoxha u shpreh se shpesh klientët në klinikën e saj nuk janë të sigurtë për ndërhyrjet që bëjnë, por marrin shkas nga komentet negative që mund t’I kenë bërë personat e tyre të dashur dhe më pas pendohen për këto ndërhyrje.