Gazetarja e politikës në televizionin Report Tv, Erneta Shevroja, i ka dhënë sot fund beqarisë.

Gazetarja Shevroja ka vendosur sot unazat e martesës me bashkëshortin e saj, duke lidhur përjetësisht jetën me të.

Kjo e shtunë e 23 qershorit është padyshim dita më e veçantë për gazetaren e politikës. Ndërkohë, stafi i Report Tv dhe Shqiptarja.com i urojnë jetë të lumtur.


​​​​​​
Gazetarja e Report Tv  Erneta Shevroja me bashkëshortin e saj, ditën e dasmës

3/2