Gazmend Leka: Pema e Krishtlindjes, si erdhi ajo në ditët tona! Simbolika, në emisionin Esencë

I ftuar në emisionin maratonë Esencë, në Report TV, ishte dhe Gazmend Leka, Artist, Piktor.

Rëndësia, roli i pemës në shoqërinë tonë, por edhe me gjerë, ishte tematika e diskutimit, teksa Leka shpjegon edhe botëkuptimin e festës dhe pemës. 

Gazmend Leka:

Ne i kemi thënë Pema e Vitit të Ri, ajo është e Krishtlindjes. Pema nga ana simbolike është e gjitha një sajesë. Pema përfaqëson jetën. 

Bredhi ka rëndësi sepse rri i gjelbër, madje edhe gjaku i pemës është i gjelbër, gjaku i njeriut është i kuq. Njeriu ka krijuar një lidhje të fortë për festat, e kuqja e kombinuar me ngjyrën e gjelbër. Pemë me hije, pema është shtëpia e të gjithëve. Pema është mashkullore dhe femërore, ajo të kujton kishën dhe xhaminë. Pema është konsideruar si aksi i botës, esenca e jetës, është ajo që ne nuk e dimë se cfarë ka toka, është ekuivalente me kollonën  vertebrare të njeriut. 

Pema e Parajsës, ishin dy te tilla, pema e së mirës dhe e së keqes. Herkuli vetë vodhi mollët e arta, një copëz nga rinia e përjetshme. Te druidët, Perëndisë Odin iu shfaqën shkronjat, ai i mori. Pema e Budës, pema ku ai ndryshoi. Odisea e kish ndërtuar shtratin te pema. Pema është si direku i anijes. Pema e ullirit e Perëndeshës Athina. Perënditë janë barazpeshuar me pemët, Dafne dhe Apolloni. 

Në Iran vajzat e bëjnë tatuazh pemën. Dante thotë se pema jeton në kulmin e saj. Krishti thuhet se është vendosur në pemë, jo në kryq. Perandori Justinian e vendosi datën 25 Dhjetor për Krishtin e lindur.


Lajmi kryesor:

Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE


A.Q/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Turqi/ Ernest Muçi e nis vitin me një gol spektakolar për Besiktasin (VIDEO)

Turqi/ Ernest Muçi e nis vitin me një gol spektakolar për Besiktasin (VIDEO)