Gazment Bardhi letër presidentit: Ktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore

Përpara se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për ligjin e miratuar nga mazhoranca dy javë më parë në Kuvend për komisionet hetimore, Gazment Bardhi ka thirrur në ndihmë presidentin Bajram Begaj.

Përmes një letre 7 faqëshe, për të cilën vë në dijeni edhe ambasadat e huaja në vendin tonë, Bardhi i kërkon Begajt, në emër të deputetëve të opozitës, të kthejë për rishqyrtim ligjin e ri të komisioneve hetimore. Për Bardhin kështu Presidenti do të luante edhe rolin e tij që ia imponon Kushtetua, si nxitës i dialogut politik.

 “Hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar. Në këtë kuptim, Presidenti i Republikës, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, duhet të luaj rolin e tij kushtetuese për të nxitur dhe mundësuar dialogun politik mes palëve, ku përfshihet edhe diskutimi dhe miratimi konsensual i ndryshimeve në ligjin për Komisionet Hetimore”

Ligji për komisionet hetimore u miratua me 75 vota në seancën e fundit parlamentare të dhjetorit. Ai erdhi në Kuvend me propozim të PS në kohën kur pikërisht refuzimi i komisioneve hetimore u kthye në mollë sherri mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 08/01/2024 20:06

    Gazmend Cari tani u kujtua për Presidentin ky Homo bulëëë, Langaraqi, rracë Muti.

    Përgjigju
    • populli: 09/01/2024 10:20

      ISH KAMARIERI I LOKALIT PAS GJYKATES...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar