Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet

TIRANË- Në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren po diskutohet për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj. Mes debateve të ashpra mes Gazment Bardhit dhe Sinajt, mbledhja u ndëpre për 2 minuta për të rinisur sërish.

Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Debati nisi kur deputeti i PD, Bardhu e shigjetoi Sinajn si hajdut të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, ligjvënësi i PS, kishte marrë me vete një foto të karrigeve të kuvendit të djegura nga opozita, duke thënë se kanë shkatërruar pronën e shtetit, ndërsa demokrati u kundërpërgjigj se ka futur duart në buxhetin e shtetit.

Sinaj në mbledhje i hodhi poshtë këto akuza të Partisë Demokratike duke thënë se gjithë jetën ka bërë biznes të ndershëm.Madje, Bardhit iu kthye me tona të ashpra duke i thënë se nuk e lejon ta akuzojë, pasi ai është një person që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur dhe do vjedhë gjithë jetën. 

Në replikë, Bardhi e akuzoi se ka marrë leje ndërtimi në Tiranë, por deputeti socialsit e mohoi një gjë të tillë. 

Gazment Bardhi:Ti je hajdut që ke vjedhur buxhetin e shtetit. Ti je individ që në kundërshtim me kushtetutën ke futur duart e tu anë buxhetin e shtetit. Ditën që do fus duart në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike do duhet t ëmë bëhet gjyq publik, do duhet të shkoj në burg, në Gjykatë kushtetuese. Padisukutim, ditën që do i prek një qindarkë buxhetit të shtetit, të jesh i sigurt që do jemi nderuar të jem i akuzuar.

Vullnet Sinaj: Unë s’jam i akuzuar. Unë jam ai që akuzoj atë që ka shkatërruar pronën e shtetit. Nuk i ke thënë punës mirëmëngjes një ditë. Nuk të toleroj. Unë s'kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjedhësh tërë jetën do e tregojë historia punën tënde.

Gazment Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edh e lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën

Vullnet Sinaj: Skam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gështenjta dhe shpifës.

Kuvendi duhet të marrë një vendim përmes votës, duke dërguar ose jo këtë rast për Gjykim pranë Gjykatës Kushtetuese. Ky është rasti i dytë, pas atij të Olta Xhackës, që ringjall përplasjen mes mazhorancës dhe Kushtetueses, konflikt për të cilin pritet një opinion në fillim të dhjetorit nga Komisioni i Venecias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Debati për mandatin e deputetit Sinaj, Çuçi: Të presim opinionin e Venecias dhe pastaj shkojmë në seancë! Bardhi: Nuk është i detyrueshëm

Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet mocioni i disa deputetëve të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të PS, Vullnet Sinaj, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, propozoi që të pritet opinioni i kërkuar nga Komisioni i Venecias për mënyrën se si duhet të votojnë deputetët në raste të tilla. Kujtojmë që tashmë në këtë komision është dërguar një kërkesë për opinion lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

"Nuk jemi ne që e vendosim nëse jemi në kushtet që ka apo jo papajtueshmëri me mandatin. Zoti Sinaj ka bërë gjithë përpjekjet në hapësirat e tij për të shmangur konfliktin e interesit. Por këtu nuk jemi për këtë. Është Gjykata Kushtetuese që e vendose këtë gjë. Si shkon në Gjykatën Kushtetuese konstatimi për një çështje të tillë? Kjo është pyetja. Ne jemi në pritje të një opinioni të Komisionit të Venecias dhe nëse ky Komision e konstaton një paqartësi kushtetuese është detyra jonë ta sqarojmë këtë çështje. Unë si deputet nuk detyrohem nga askush të marrë një vendim të caktuar apo të votojë në një formë të caktuar. Për të zgjidhur këtë konflikt kemi kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias. A do të shkojmë në seancë po njësoj siç kemi vepruar deri më tani apo të presim opinionin e Venecias dhe pastaj t'i shkojmë seancës? Propozimi im është të presim opinionin e Komisionit te Venecias dhe pastaj të shkojmë ne seance", deklaroi Çuçi teksa theksoi se ne bindjen e tij deputeti Vullnet Sinaj nuk përfituar fonde publike përmes kompanisë ku ai ka aksione.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi iu përgjigj se s’mund të presin opinionin e Këshillit të Venecias për rastin Xhaçka që ta kenë si bazë për të vepruar, pasi sipas tij ai mendim nuk është i detyrueshëm, por vendimet e Gjykatave po.

“Nuk mund të presim Këshillimin e Venecias. Këshillat nuk janë të detyrueshme, vendimet e Gjykatave, po. Prandaj ekzistojnë gjykatat që kur dy palë në konflikt, të shkojnë të zgjidhin konfliktet e tyre”, tha Bardhi.

Ora 14:28
Sinaj ‘gozhdon’ Bardhin: A u qëndron akuzave për Nokën e Berishën? Kisha në plan të ikja nga politika, por vitin tjetër do jem deputet! Kreu i grupit të PD: E lexove SMS që të sollën

 

Në një debat me Gazment Bardhin në Këshillin e Mandateve, Rregulloreve dhe Imunitetit, deputeti i PS, Vullnet Sinaj tha se nuk do të largohet nga politika. Një gjë e tillë u përfol në Kongresin e PS në korrik, kur Rama tha se nuk do kandidojë më, por pas akuzave të opozitës të cilët kërkojnë heqjen e mandatit të tij, Sina i tha Bardhit se vitin tjetër do jetë deputet. Ai tha se kishte plan të largohej nga politika, por Bardhi e riktheu.

Përgjigjen Bardhi ia dha duke i thënë se “e lexove SMS që të erdhi”, ndërkohë që këmbënguli sërish në akuzat se Sinaj ka futur duart në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, nga debatet Sinaj i kujtoi Bardhit edhe akuzat që ka hedhur ndaj Flamur Nokës dhe Sali Berishës. Madje, Sinaj i tha se nëse Bardhi e mban fjalën, s’duhet të jetë me deputet në zgjedhjet e ardhshme, referuar deklaratës së tij se s’do kandidojë nëse me Berishën kryetar. Për akuzat ndaj Nokës, Bardhi s’kishte asnjë fjalë, veçse i tha se nuk i jep llogari se çfarë bën ai me kolegët e partisë.

Vullnet Sinaj: A i shkon deri në fund akuzave që kë bërë për Berishën kur ishe me Bashën? A i shkon deri në fund akuzave që ke bërë për Nokën? Ai i shkon deri në fund akuzës që bërë në Kuvend se zv.kryeministrja ka vërë njerëz për të vrarë kryetarin e Baskisë Fier? Akuzave ose shkoji deri në fund ose prano që ti je një deputet që do të krijosh sherre dhe probleme në këtë vend. Unë do jem deputet herës tjetër dhe ti s’do jesh. Ke thënë vetë po të jetë Berisha kryetar s’do jem deputet, duhet të mbash fjalën. Unë mund të kisha iku po më ktheve nga rruga, s’më le të ikja, më do këtu për debat.

Gazment Bardhi: Kjo është për përgjegjësinë, tuaj zonja kryetare. Së pari deputeti është ftuar për çështjen që e kemi ftuar. Nuk e merr fjalën sa hera ta kërkojë, aq më tepër që e ka ezuruar të drejtën për të folur dhe ka të drejtë të ndërhyjë kur i bëhet pyetje nga anëtaret e këshillit. E lexove SMS që të erdhi dhe të përgëzoj se për të lexuar di. Unë nuk akuzohem që i kam vjedh lekë buxhetit të shtetit, akuza që ngre ti është se jam zënë me partinë time me një koleg timin. S’të jap llogari ca bëj unë në partinë time. Nuk është problemi im që ti s’di të kuptosh deklaratat e mia se atë nivel ke. Skam thënë asnjë moment që paskan paguar për ta vrarë, kam thënë janë në atë nivel sherri sa janë të gatshëm të paguajnë. Ti e vetmja gjë që di të bësh është të të sjellin një SMS dhe ta lexosh, të përgëzoj që e lexove pa gabime, me pikë dhe presje. Vazhdo të lexosh do kesh kohën për dispozicion për të lexuar. Do të hidhesh nga dega në degë se je kapur duke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit, ta mirëkuptoj hallin por s’ta zgjidh dot.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapterri: 20/11/2024 16:37

    Bardhi,shume tip negativ,nga menyra si flet,çfare thote e si e thote.Paraqet vetem negativitet ne menyren e artikulimit,transmeton vetem dhunë.Ky eshte gjithe kohen shume i frustuar.Edhe kur ja sheh surratin kur flet,surrati i behet si tip majmuni,i neveritshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar