Në vitin 2016 asnjë mjet nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit.

Arjan Korpa, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Standardit dhe Monitorimit në Ministrinë e Transportit shpjegon si deri tani këto norma nuk kanë qenë kusht për kalimin e testit teknik, gjë që do të ndryshojë vitin e ardhshëm.

Përmes një udhëzimi, Qeveria ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit, ndërkohë që në testin e kolaudimit do skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.

Por sipas kreut të drejtorisë së standardeve, shkak i ndotjes nuk janë vetëm gjendja dhe mosha e mjeteve, por edhe cilësia e karburante.