Gazsjellësi/ Katër vende të Ballkanit avancojnë projektin Adriatik-Jon
Në tetor 2018 do të zhvillohet takimi i ardhshëm i Njësisë për Menaxhimin e Projekteve (PMU) për Tubacionin Adriatik Jon (IAP), bëjnë të ditur mediat azere, sipas të cilave në këtë takim do të formulohet zbatimi i fazës së parë të projektit.
Foto ilustruese
Në tetor 2018 do të zhvillohet takimi i ardhshëm i Njësisë për Menaxhimin e Projekteve (PMU) për Tubacionin Adriatik Jon (IAP), bëjnë të ditur mediat azere, sipas të cilave në këtë takim do të formulohet zbatimi i fazës së parë të projektit. IAP është tubacioni i dytë i gazit, përveç IGB (Ndërlidhësi Greqi-Bullgari), i cili del jashtë rrugës kryesore të korridorit jugor të gazit azer.
Sipas raportimit, Azerbajxhani vendosi se nuk do të kufizohet me vetëm gazin e Shah Denizit dhe me vetëm Greqinë dhe Italinë si pikat e fundit të destinacionit. Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi do të ngrenë kompaninë e përbashkët me ndihmën teknike të SOCAR Balkan, bëri të ditur drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov.
Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) është planifikuar të transportojë gaz natyror nga Fieri, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci. Tubacioni 516 km do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor mendohet të jetë 5 miliardë metra kub. Bëhet e ditur se Kroacia pret të marrë rreth 2.5 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet tubacionit Jon-Adriatik (IAP), njoftoi Ministria e Mjedisit dhe e Energjisë e Kroacisë për median azere ‘Trend’.
Në Fier, IAP do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), një projekt në ndërtim e sipër nga një konsorcium që përfshin SOCAR. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Europë. Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan në gusht 2016 një memorandum mirëkuptimi me SOCAR mbi projektin IAP. IAP është një tubacion i propozuar i gazit natyror në Europën Juglindore (EJL) që do të shtrihet nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinës, në Split në Kroaci. Kapaciteti i gazsjellësit do të arrijë në pesë miliardë metra kub gaz në vit.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.7%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
32.9%
Vota total: 243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marco Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale
13 Nëntor, 11:59
-
Harris dhe Trump për Ballkanin, luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse
3 Nëntor, 20:50
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Përse gazi natyror nga Rusia, ende rrjedh drejt Evropës përmes Ukrainës?
17 Gusht, 11:13
-
Propaganda e Kremlinit me “luftrat e Perëndimit”: NATO sulm Rusisë përmes Shqipërisë dhe Kosovës
17 Qershor, 11:02
-
Në Kroaci Ballkanit i vlen vetëm fitorja, Daja: Dinamo Zagreb shumë e fortë, por s'dorëzohemi
14 Dhjetor 2023, 12:05
-
U godit me shishe, Ballkani i del në mbrojtje Ilir Dajës: Vëllai i presidentit s’ishte në stadium për futboll
9 Tetor 2023, 15:28
-
Fenomeni Ilir Daja rrëfen suksesin me Ballkanin: Synojmë grupet e Conference League e titullin, në Shqipëri lojtarët e përkëdhelur, 'Final 4' në Superiore pa kuptim
28 Gusht 2023, 13:55
-
Luhet për historinë dhe paratë, sonte ndeshja përcaktuese e Partizanit në Europë! Në fushë edhe Struga me Ballkanin
17 Gusht 2023, 11:47
-
Ballkani leksion kampionëve të Irlandës, Drita 'fiket' në Prishtinë! Dukagjini eliminohet me goleadë, Shkupi i pafat
4 Gusht 2023, 10:12
-
Barometri Ballkanik 2023: Rritet korrupsioni, zbrazet rajoni
23 Korrik 2023, 08:00
-
Gjashtë të vdekur dhe qindra të lënduar nga stuhia që përfshiu Ballkanin
20 Korrik 2023, 12:33