Gënjeshtra e Kryemadhit me denoncimin evazionit fiskal të 24 kompanive, sajoi fake news-in pasi SPAK regjistroi dy procedime për Metën 

Gënjeshtra e Kryemadhit me denoncimin evazionit fiskal të 24 kompanive, sajoi fake news-in pasi SPAK regjistroi dy procedime për Metën 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

TIRANË- Ndonjëherë gjysmë të vërtetat prodhojnë efekte më shumë se sa një gënjeshtër e mirëfilltë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte protagoniste e Fake News-it të javës, me denoncimin e gjoja një skeme evazioni fiskal të 24 kompanive, të lidhura me historinë e inceneratorëve.

“Jam këtu për të ndihmuar SPAK për aferën e inceneratorëve. Është rasti flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë. Po të shikosh, në inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë lloj investimi... Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëpunim financiar me dëm 189 milionë dollarë. Duket si punë e ndershme...”, tha Kryemadhi tre ditë më parë.

Historia u bë më e besueshme kur në skenë dolën disa të moshuar, kompanitë në emër të të cilëve qarkullonin dhjetëra miliona euro, një fenomen rëndom në Shqipëri, ku njerëzit e trafiqeve, korrupsionit dhe mashtrimit, fshihen pas të moshuarave për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor.

Kryemadhi e shtjelloi më tej Fake News-in, duke i bërë thirrje Ministrisë së Financave që të ndalonte pagesat për kompanitë, një tjetër aludim pjesë e gënjeshtrës së madhe.

Pse ‘denoncimi’ i Monika Kryemadhit ishte një gënjeshtër, pikërisht në një kohë kur SPAK kishte regjistruar dy procedime penale për Ilir Metën dhe Kryemadhin për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie?

Së pari, Report Tv zbuloi një ditë më pas se të paktën 6 nga 24 kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi ishin hetuar nga Prokuroria e Tiranës që vitin 2018 për mashtrim me skemën e TVSH dhe evazion fiskal. Prokuroria mori të pandehur dhe arrestoi 7 pronarë të këtyre kompanive në vitin 2019, të cilët u dënuan nga gjykata me mbi 17 vite burg. Pra bëhej për një skemë të zbuluar, të denoncuar dhe të ndëshkuar nga drejtësia, por që Kryemadhi e paraqiste si një zbulim ekskluziv të saj, duke e lidhur me kompaninë e inceneratorëve.

Së dyti, qeveria shqiptare ka dhënë rreth 100 milionë euro për tre inceneratorët. Inceneratori i Tiranës ka marrë nga Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera rreth 35 milionë euro, për trajtimin e mbetjeve. Pagesat i ka marrë jo për ndërtimin, por për trajtimin e mbetjeve, ku përfshihet edhe mundësia e djegies.

Monika Kryemadhi thotë se kompanitë e lidhura me inceneratori e Tiranës kanë përfituar 189 milionë dollarë. Nga i ndau inceneratori i Tiranës 189 milionë euro me 24 kompanitë kur për trajtimin e mjeteve ka marrë rreth 35 milionë euro?

Së treti, Monika Kryemadhi tha se vetëm kompania e dy të moshuarve ka marrë 30 milionë euro. Si mund t’i jepte një pagesë 30 milionë euro inceneratori i Tiranës një kompanie? Po për 23 kompanitë e tjera?

Së katërti, Kryemadhi i bëri thirrje Ministrisë së Financave të ndalojë pagesat. Ministria nuk paguan kompanitë. Nëse do të kishte një raport, që në rastin konkret nuk provohet, do të kishte mes kompanive dhe kompanisë së inceneratorëve.

Së pesti, Monika Kryemadhi nuk paraqiti dokumente të lëvizjes së parave të pretenduara nga inceneratori i Tiranës drejt kompanive, për punime fiktive, pasi nuk ka të tilla. Për të mjegulluar Fake News-in, Kryemadhi paraqiti një çerek dokumenti për një kompani, por që nuk mund të konfirmojnë lidhjen e skemës masive të pretenduar të evazionit fiskal me inceneratorët.

Së gjashti, në Shqipëri mund të ketë sot qindra kompani fantazmë ose jo që kryejnë evazion fiskal dhe janë angazhuar në zbatimin e skemave të mashtrimit, por kjo nuk do të thotë se janë pjesë e historisë së inceneratorëve, siç kërkoi ta paraqiste Monika Kryemadhi.

Së shtati, inceneratori i Tiranës mohoi kategorikisht një raport financiar me kompanitë e denoncuara nga Kryemadhit, ndërsa Ministria e Financave reagoi duke pohuar se behej fjalë e denoncuar nga vetë tatimet dhe e goditur nga prokuroria. Pas këtij reagimi, përpos deklaratave politike, Kryemadhi nuk ka paraqitur dokumentet e pretenduara për të konfirmuar lidhjen e skemës së zakonshme të evazionit fiskal me inceneratorët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beqiri: 08/07/2022 08:17

    O mone ti duhet te jesh ne burg bashke me like floririn. Ti me liken jeni hajdutet nr1.. Keta fakt e dine te gjithe dhe ata antishqiptaret qe ju lepijne bythen.. Nuk e kuptoj pse ambasada amerikane nuk ju ka nxjere non grada si sala.. Me gjith ato fakte qe ka per ju.. Ajd mos ki merak se do te vij ngordhja dhe ty

    Përgjigju
  • Pjeter: 08/07/2022 07:31

    Ajt se te gjithe e dine kete lloj marifeti,Saliu ka 30 vjet qe e perdor.Akuzo i pari per ate qe te akuzojne ty e njerzit dele nuk kuptojne gje se kush eshte hajni.Moni harron nje detaj te vockel,midis hajnave,eshte edhe nje Hajn me çizme,madje firmato,eshte veshtire ta fshehesh ne syte e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Eri: 08/07/2022 03:33

    Sa patetike qe jeni. Meqe i paska zbulu vete pse.nuk.na paska tregu? Ose pse kasnecet e Karlos nuk shkruan ndonje gje? Apo tani qe doli dhe behen gati ti legalizojne thone i gjetem vete? Hajde kriminele hajde.

    Përgjigju
  • karadakliu: 07/07/2022 21:00

    Kush po genj en publikisht kete popull qe ia kane rrejpu lekuren e po i tregojne "prralla demokratike" Saliu me familjaret eshte kryehajduti menjeh ere pas tij Zonja e pare Kryemadhi me vilat milionshe ka varfruar skajshnmerisht shqipt aret.Degjojeni hajdutin po kerkon kush "vodhi shqiptaret"!!!

    Përgjigju
  • KASAP KLLUF REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/07/2022 19:11

    Çfar tmerri kryehajdutja njeriu pa din e iman fshatarja Monika kok lopa gërthet kape hajdutin kape në një koh që Monika është kryehajdute me gjith burecin e saj ilir metën.

    Përgjigju
  • Albblog: 07/07/2022 17:55

    Si nuk e ndryshoj njeher avazin Monika Kryezarba-ngeli duke genjyer

    Përgjigju
  • edi: 07/07/2022 17:25

    Po mir sipas teje ai Dumani qetregoi per te tjeret si duhet ti thuash qe ti je vrases per vete edhe kjo njelloj tregon per vjedhjet qe bejne keta qe ajo deri dje ishte ne qeveri me keta prandaj le ti nxjerin njeri tjetrit te palarat dhe Spaku te veproje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'