Rihapen llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë, SPAK nis hetimet për lobimin 700 mijë USD me para të dyshimta dhe të padeklaruara

TIRANË- Janë rihapur më në fund llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë. 12 vite pas mbylljes së video-skandalit me Dritan Priftin në Gjykatën e Lartë, aferë për të cilën prokuroria kërkoi dy vite burg për korrupsion, Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj.

SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Ish deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lotimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së.

Shqiptarja.com mëson se disa ditë pas referimit, kallëzimi penal është regjistruar në regjistrin e veprave penale, por pa një emër konkret të cilit i atribuohet vepra penale e dyshuar.

Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

Konfirmohet lobimi 700 mijë USD
Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.

Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?

Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
SPAK-u nisi hetimet për lobim, Meta: Artikulli në gazetën austriake nuk ekziston dhe as s’ka ekzistuar! Ky sistem do të shkundet nga themeli pas 24 korrikut

 

Ilir Meta është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj. SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur në lidhje me këtë, Meta tha se artikulli ne median austriake as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. Meta ka paralajmëruar se duke nisur nga 25 korriku ky sistem do të shkundet nga themeli.

'Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim jo vetëm nga detyrat e presidentit deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e Ilir Metës duke nisur nga 25 korriku. Përgjigjen do ta marrë gazeta atje, do të jeni të ftuar të gjithë nga seancat që do të zhvillohen atje. Kjo është histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.  Ky është një sistem që do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku.'- tha Meta.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 21/06/2022 22:09

    Po hetojne 700mije dollare te cilat ai i shpenzon ne dite. Shumica edhe e ha ngaqe jane injorante por jo te gjithe do e hane kete tallje qe po i behet popullit.

    Përgjigju
  • Paul: 21/06/2022 19:15

    CE ZGJASNI MORE,,,ARRESTOJENI ILIRIN BASHKE ME SALIUN.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’