Butrint Imeri është një ndër këngëtarët shqiptarë më të pëlqyer, veçanërisht nga publiku femëror, ku mesa duket e pëlqejnë shumë stilin e tij në të kënduar si dhe pamjen e jashtme. Mund të themi pa frikë se këngët e tij janë më të klikuara.
Së fundmi ai ka publikuar projektin e tij më të fundit që titullohet ‘Alea’, këngë e cila ëhstë pëlqyer shumë nga publiku. Videoklipi i kësaj kënge supozohet se është xhiruar në vende shumë të veçanta dhe të bukura, por mesa duket një pjesë e tyre janë punuar me Green screan.
Në klip duket qartë përdorimi i efekteve, dhe siç mund ta shihni edhe në fotot e mëposhtme, djegia nuk është bërë ashtu siç duhet, sikurse në rastin e majmunit, ku dora del shumë “jashtë loje” dhe duket qartë që nuk ka lidhje me të.
Megjithatë kjo nuk përbën problem pasi nuk është i vetmi që ka përdorur efektet e green screan në një videoklip.