Inceneratori i Fierit, si i çmontoi administratori shtetëror gënjeshtrat e PL-PD! Nga kostoja, afati i përfundimit të projektit, te djegia dhe pajisjet

Inceneratori i Fierit, si i çmontoi administratori shtetëror gënjeshtrat e PL-PD! Nga kostoja, afati i përfundimit të projektit, te djegia dhe pajisjet

Faraudin Arapi

Javën e kaluar, kauza me gjysmë të vërteta dhe sajesa e Ilir Metës dhe Sali Berishës për çështjen e inceneratorëve, është lëkundur edhe një herë. Për herë të parë foli në një emision televiziv administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi, i caktuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Deklaratat e Faraudin Arapit marrin një tjetër peshë, edhe për shkak të pozicionit të tij asnjanës, pra në mes palës politike që akuzon dhe palës që akuzohet. Edhe pse i vetëm përballë 7 analistëve dhe gazetarëve që i frynin çështjes së inceneratorëve, Arapi artikuloi disa të dhëna me shifra dhe data konkrete. Shqiptarja.com mëson se pohimet e Arapit janë konfirmuar edhe nga SPAK, gjatë inspektimeve të vazhdueshme në terren dhe verifikimit të zërave të punimeve.

Kostoja e projektit

Administratori shtetëror tha se mbështetja financiare nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit është 32.8 milionë euro, duke rrëzuar kështu shifrën 400-500 milionë euro të trombetuar nga opozita, si kosto e abuzimit të pretenduar me të tre inceneratorët, të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Dhe shuma e akorduar nga buxheti është e dokumentuar dhe me volume konkrete punimesh.

“Investimi në objekt është investim i taksapaguesve shqiptarë, pra ka mbështetje financiare nga buxheti i shtetit në vlerën 32.8 milionë. Si kanë punuar ato kompani, janë objekt i hetimit të SPAK. Mbështetja financiare e buxhetit është realizuar deri më tani 29.8 milionë euro” sqaroi Arapi.

Afati i punimeve

Administratori, Faraudin Arapi, tha gjitashtu se afati për përfundimin e objektit të inceneratorit të Fierit ishte në 24 Tetor 2022, duke hedhur poshtë se propagandën se inceneratori i Fierit nuk punon, se janë vjedhur paratë, se janë kryer punime fiktive etj. Nuk qëndron akuza për dështim të projektit dhe përvetësim të parave, kur afati i përfundimit të punimeve ishte në 24 tetor 2022, pra një muaj më parë.

Ka kaluar vetëm një muaj nga afati i parashikuar në kontratë, dhe ky tejkalim ka ardhur pasi ministria nuk ka lëvruar ende dy këstet e fundit. Sipas akuzave të opozitës inceneratori i Fierit duhej të përfundonte në vitin 2019, një tjeter gënjeshtër kjo e qëllimshme. Administratori shtetëror i Inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi ka pohuar se duhen edhe 1.3 milionë euro që inceneratori të fillojë punën. Arapi tha se ka përfunduar 98 % e investimit dhe nëse lëvrohen fondet e nevojshme, puna përfundon para fundit të këtij vitit.

Depozitimi dhe djegia

Opozita ka miksuar bashkë procesin e depozitimit të mbetjeve me djegien, duke ndërtuar një gënjeshtër të madhe. Sipas Partisë së Lirisë mbetjes nuk digjen dhe se projekti ka dështuar. Mbetjet nuk kanë si të digjen pa u ndezur inceneratori, afati për të cilin ishte në tetor 2022, pra muajin e kaluar.

Faraudin Arapi pohoi se ka ndryshuar vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Fier, nga Patosi në Mbrostar. Pra, pranohen mbetjet në landfill, të cilat do të trajtohen në incenerator në momentin e ndezjes. 4 vite inceneratori do të administrohet nga kompania kontraktuese dhe më pas do t'i kalojë në administrim Bashkisë Fier. “Kontrata  e koncesionit e ka 6 vjet, nga të cilat 20 muaj i ka ndërtim, 4 vite operim dhe 6 muaj transferim Bashkisë së Qarkut Fier”, ka pohuar Arapi.

Akuzat për pajisje të amortizuara

Faraudin Arapit ka pohuar se janë 10 kontrata me firmat italiane që sjellin pajisjet në Shqipëri nga Siemenes, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës dhe zëdhënësve të saj për pajisje të amortizuara dhe kazanë të ndryshkur. Pajisjet verifikohen dhe certifikohen para dorëzimit, sipas termave të kontratës. I gjithë procesi tani kontrollohet nga vetë SPAK-u.

Evazion fiskal apo vjedhje?

Shteti shqiptar do të paguajë rreth 34 milionë euro për inceneratorin e Fierit. Projekti i përfunduar pritet të dorëzohet brenda këtij viti. Në kushtet kur kemi zëra konkrete punimesh, landfillin, pajisjet, kolaudimin, pra projektin në tërësi të realizuar, nga janë vjedhur miliona euro që pretendon nga PL-PD-ja? Ne fakt tani po dyshohet se nuk kemi të bëjmë me vjedhjen e parave të inceneratorëve, por me një skemë evazioni fiskal, e cila gjithsesi është e dënueshme. Janë mbi 80 kompani, të cilat kanë kontrata dhe fatura me kompaninë e inceneratorëve. Bëhet fjalë për një skemë në dinamikë e hetuar dhe e ndëshkuar pjesërisht që në vitin 2019, ku kompania e kontraktuar nga inceneratorët ka gjithsesi një rol periferik. Bëhet fjalë për lëshimi i faturave fiktive për të përfituar TVSH-në dhe për kthim të parave mbrapsht nga kompanitë, që kanë marrë gjoja para nga kompania që ka lëshuar faturën.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kik: 23/11/2022 14:55

    E lexova me vemendje artikullin nuk ka vjedhje parash nga taksat tona po ka evazion fiskl ok ; Ne raste se volumet e punimeve fizike gjate matjese tek insereratoret jane ne perputhje me planin e biznedit ose me preventivin e cila rakordon me volumin e situacionit perfundimtare te pikujduar nga buxheti i shtetit ketu jemi ne rregull . POR POR cfare ka ndodhur dhe eshte evazion fiskal. Duke qene se shoqeria e inserenatoreve i ka bere volumet e punes me persona te pa licensuara dhe per ta dokumentuar ka marre faturat nga keto kompani qe jane hapur. Atehere. 1. Kompanise se inseratoreve mos ti njihet Tvsh. Kjo eshte demi qe i ka shkatuar shtetit me dhe pa dashje se ka punuar me indivite ta pa lucensuat.

    Përgjigju
  • Fieri: 23/11/2022 14:43

    Keta thone ja Ujku ata thone ku jane gjurmet. Administrator ziu te marri dhe ca kohe rrogen se del ne pension pastaj.

    Përgjigju
  • Inceneratoret: 23/11/2022 14:06

    Kur flet specialisti, mbyllet gojet hale te opozites kriminele, agush,monik silikonja &.Co.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja