Gent Zenelaj rikthehet në Klanifornia?! Jul Deda konfirmon: SHBLSH së shpejti bashkë! (VIDEO)
I ftuar në “Rreze Dielli” aktori i humorit ka folur për personazhet që ka sjellë në “Klanifornia”. Nuk është lënë jashtë vëmendjes as buja që bëri rikthimi i Gentian Zenelajt natën e ndërrimit të viteve
Redaksia 10 Janar 2020, 12:41 | Përditesimi: 10 Janar 2020, 13:54
Është një nga aktorët më të njohur të humorit në vend dhe padyshim një nga arsyet pse publiku ‘gozhdohet’ të shtunën mbrëma para ekranit për të harruar streset e përditshme dhe për të qeshur me personazhet që Jul Deda di t’i sjellë aq natyrshëm.
I ftuar në “Rreze Dielli” aktori i humorit ka folur për personazhet që ka sjellë në “Klanifornia”. Nuk është lënë jashtë vëmendjes as buja që bëri rikthimi i Gentian Zenelajt natën e ndërrimit të viteve në skenën e humorit, së bashku me Julin dhe Ermal Mamaqin, duke bërë bashkë pas disa vitesh grupin aq shumë të pëlqyer nga publiku, SHBLSH.
Megjithatë Jul Deda ka pohuar nga studio e “Rreze Dielli” se rikthimi i SHBLSH nuk ishte thjesht për një natë spektakli. Ata mund të vijnë me projekte të tjera, qoftë në shoë humori por edhe në projekte kinematografike.
“Do kemi bashkëpunime shumë shpejt. Duhet të shfrytëzojmë dëshirën e publikut për të na parë sërish bashkë. Mund të jetë Klanifornia, një projekt jashtë, një film. Kam patur disa bisedime për të nisur një emision në Kosovë, por ai që më ftoi për të relizuar projektin nuk është gati.”
Por a do të rikthehet në një show humori Gentian Zenelaj?
Julian Deda ka thënë se dera e ‘Klanifornias’ është e hapur për të, por nuk ka thënë një përgjgije konkrete nëse së shpejti do ta shohim edhe Gentian Zenelaj në spektaktin e humorit.