George dhe Amal Clooney së
shpejti prindër, në pritje të binjakëve

George dhe Amal Clooney së<br />shpejti prindër, në pritje të binjakëve
Avokatja e shquar e të drejtave të njeriut, Amal Clooney dhe bashkëshorti i saj, George, së shpejti do të bëhen prindër.
 
Sipas raportimeve të mediave amerikaneve, çifti është në pritje të binjakëve.
 
Thashethemet për një shtazani të Amal, filluan të qarkullonin në mediat rozë që prej muajit të kaluar, ku avokatja suprizoi me një fustan shumë të lirshëm.
 
Ndërkohë sipas një burimi i cili citohet nga mediat amerikane, çifti është shumë i lumtur për ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre.
 
Çifti u martua në vitin 2014, në një ceremoni në Venecia, ku nuk mungonin yjet hollivudian.
 
Gerorge Clooney, i cili është 55 vjeç, është një nga aktorët më të njohur, pasi ka qenë pjesë e shumë filmave të njohur.
 
Ndërkohë edhe avokatja 39-vjeçare është një nga “personalitetet vip” në profesionin e saj. Ajo ka përfaqësuar në çështje gjyqësore personalitetet të lartë shtetëror si është ish-kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko, si edhe themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi