George Russell nuk mori pjesë në festën e titullit kampion të shokut të skuadrës Kimi Antonelli, duke u larguar nga pista në Meksikë përpara se Mercedes të niste festimet zyrtare.
Piloti britanik, i cili përfundoi garën në vendin e gjashtë dhe humbi përfundimisht mundësinë për titullin, ishte dukshëm i tronditur. Megjithatë, Russell tregoi fillimisht sportivitet, duke shkuar të përqafonte Antonellin dhe ta uronte personalisht për triumfin. Ai më pas refuzoi edhe detyrimet mediatike pas garës, duke bërë që Mercedes të gjobitej me 5 mijë euro nga FIA. Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, e mirëkuptoi vendimin e tij, duke thënë se ishte një moment shumë i vështirë emocionalisht për britanikun.
“E njoh Grorge Rusell prej shumë kohësh dhe e di se për një sportist, veçanërisht për një pilot garash, ky është një moment katastrofik. Fakti që nuk mori pjesë në intervistat për mediat dhe u largua nga pista është plotësisht i kuptueshëm,”-deklaroi shefi i Mercedes-it.
Groege Rusell ka qenë rivali më i madh i Kimi Antonelli-t gjatë sezonit në Formula 1, por me vendin e 6 në Çmimin e Madh të Meksikës ajo vetëm që humbi përfundimisht garën për titull kampion bote, por rrezikon seriozisht edhe vendin e dytë. Pozicion që tani mbahet nga Verstappen pas fitores në garën e ditës së dielë, ndërsa më pas vjen Hamilton i treti dhe Rusell i katërti. Deri në përfundim të sezonit ka edhe 4 gara në Formula 1.











Komente
Komento