Një dekadë nga shpërthimi në punishten e demontimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, pas hekurave nuk qëndron askush ndërsa koha e kaluar jo vetëm që s'ka shëruar plagët, por ka shtuar dhimbjen te familjarët që shprehen se klasa politike dhe drejtësia po i vret për së dyti.

Report Tv është ndalur në familjen Durda, e cila ka humbur djalin 7-vjeçar Erison Durda. Nëna e tij Zamira kërkon drejtësi, dënimin e pushtetarëve që lejuan punishten e demontimit, duke e kthyer në një krim shtetëror. 


Për Report Tv Zamira shprehet se prej një muaji i ka dërguar një letër kryeprokurores Arta Marku, por ende nuk ka një përgjigje prej saj. 

letra zamira
letra zamira
(Letra e Zamirës drejtuar Arta Markut)
 

Ka kaluar një dekadë nga 15 mars 2008, aty ku në mesditë ,një shpërthim i ndodhur në punishten që demontonte municionet e ushtrisë shqiptare do të humbnin jetën 26 persona, mes tyre fëmijë, të rritur, gra , pleq, të cilët disa prej tyre punon këtu, disa ishin dhe viktima pa asnjë lidhje me punishten apo me atë shpërthim që më pas la një krater. Këtu është gjithçka e heshtur.

Ora duket sikur ka ndalur, por familjarët ende janë në pritje të një drejtësie. Report Tv është ndalur në familjen Durda, kanë humbur një prej pjestarëve të saj, Erison Durdën, në 2008 7 vjeç e gjysmë. Sot do të ishte një adoloshent 17 vite. Ndërsa mamaja e tij Zamira Durda ka një shpresë që mund të zbardhet e vërteta e asaj ngjarje, të cilën ajo e quan krim shtetëror.

Por çfarë ndodh sot këtu?
Pas meje është një pllakatë, një vit më parë ishin 2 pllakata, por familjarët e viktimave të Gërdecit sot janë më të bashkuar, i kanë hequr pllakatat e institucioneve, të bashkisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pasi në to kishte gjëra që nuk shkonin. Ministria e Mbrojtjes e deklaronte pllakatën kujtim nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa bashkia e konsideronte aksident teknologjik, ndërsa familjarët e konsiderojnë krim shtetëror dhe për këtë arsye sot ndodhet vetëm një pllakatë. Siç mund ta shikoni kujtim nga familjarët.
Por a do të zbardhet ndonjëhërë Gërdeci? Dhe a kanë shpresë këta familjarë tek kjo klasë politike dhe institucionet e drejtësisë? Le të dëgjojmë intervistëm me Zamira Durdën, mamanë e Erisonit, i cili nga këtu u largua i plagosur dhe pak ditë më pas do të humbte jetën në përballje me plagët e marra, por fitoi vdekja.

Zamira kemi trokit sot tek ju dhe përballë kemi foton e Erisonit, sot ai do të ishte 17 vjeç e gjysmë për pak orë, po 15 mars 2008 ishte 7 vjeç e gjysmë, I kujtoni ato momentet e fundit, bisedat e fundit me të?
I kujtoj dhe ato mendime dhe kujtime do të më ndjekin gjatë gjithë kësaj periudhe. Atë ditë ka qënë një në lëvizje në lagje, do hidhej  një soletë, ngaqë ky lozte gjithmonë, bënte gara me shokët me biçikletë, i thashë sot do të rrimë brenda me mamin në oborr sepse ka lëvizje, sa të mbarojë së hedhuri soleta e pastaj do të lëvizësh. Në këtë moment goca ishte brenda, unë isha përjashta me këtë.
Po merresha me dicka në bahçe duke punuar aty, këtu më rrëshkët ky moment sepse e kasha lënë brenda për të sharruar disa dru më sharrë, për ta mbajtur brenda oborrit sepse ishte fëmijë shumë i lëvizur, nuk rrinte në një vend. Në këtë moment ishe larguar diku 20 metra poshtë në bahçe, dhe këtu kanë ardhur e kënë thërritur të lozë me biçikletë, këto kënë qënë momentet e fundit me të. Më ka kërkuar edhe lekë atë ditë, të vetë në dyqan të blej diçka, mirë i thashë, unë jam këtu tëk bahçja, shko futu brenda, por është 50, merre thyeje, se sae kishte marrë rrogën burri atë ditë, dhe nuk kasha të thyera. Mirë o ma më, meqe qenka e madhe nuk po e marr, nuk po e thyej-më tha. Edhe unë duke punuar aty kam qënëme këtë mendje që shiko që u rrit edhe ky me mendjen time që nuk i mori lekët, se e kishte që po ti thoshte mendja do ta thyente. Këto janë momentet e fundit me atë.

Ju keni qënë në banesë në ato moment, si ekujtoni shpërthimin, ato pak minuta, dhe si u transformua fshati, lagjia këtu në Gërdec?
Në moment që filloi menduam së plasi ndonjë bombul gazi, dhe hajt të dalim me gocën, të dalim të shikojmë ça bëhët kështu, sepse filloi ndezja e barutit, mund ta them tani se atëherë nuk e kuptoja, nuk e merrja vesh. Dal e shoh tek reparti që bëhej demontimi se e dinim me një fjalë që kishte armatime. Kur shukojmë që ishte mbuluar vendi me mjergull, pjesa matanë, aty kërkoj çunin. Nisem drejt repartit se e dija që aty loznin dhe shikoj që po vinin disa kalamaj me biçikleta se po ktheheshin nga andej. Dhe i pyes, dhe më thanë që mira mos u afro andej së është me Xhenin Xhuli dhe Erisa kanë çuar bukë dhe janë duke u kthyer po mos ik më andej.
Shpërthimi sa vazhdonte e shtohej, marr 4 kalamajt e vëllezërve të mi, se ata ishin të vegjël dhe nënat e tyre i kishin në punë atje me thënë të drejtën, mamin tim , gocën. Unë tentova të hyj andej por goca më thoshte nuk do të hysh abdej, po hyre ti do të vij edhe unë, kjo nuk më la, dhe jam kthyer pastaj, jam drejtuar Zotit, kemi marrë rrugën dhe jemi nisur për Tiranë.

Kur ratë për herë të parë në kontakt me Erisonin që ishte u lënduar, i plagosur nga shpërthimi i ndodhur në afërsi të banesës tuaj?
Në orën 5 e 20, kishte dhënë emrin vetë se di të jepeshin në televizor dhe kishin njoftuar edhe burrin që është nisur me ambulancë. Kur më thanë që është nisur me ambulancë dhe është në spital thashë do të shpëtojë. Kam vajtur tek djegiet plastike pastaj, dhe njëhërë na thanë që është tëk Ushtaraku, njëhërë na thanë tek Nënë Tereza sipër tek djegia plastike. Aty ishte gardh, njërëzit që kërkonin të afërmit, qanin ulërinin. Vjen pastaj një nga të pavionit, kush është nëna e fëmijës, e fëmijës tim, Eri ishte atje. Do të lejojmë brenda më thanë se ai qante dhe më kërkonte, por nuk do të na shkaktosh problem për të shtuarit e tjërë. Veç më lejoni ta shoh ju thashë se nuk do të qaj. Sa kam hyrë brenda, diku e dëgjoi zërin tim sepse dikush më thirri që “zonjë hajdë këtej se është këtu” . Ishte dera e parë mesa mendoj, sa më kujtohet tashi. Ishte në krevat i shtirë dhe i them Eri biri i mamit ku je? Dhe përgjigja e parë e tij ka qënë “më fal o ma që ika pa leje”. Kishte 65 % të trupit të djegur, shikoj listën e mjekimit që kishte, dhe ndër to shikoj dhe morfinën. Aty pastaj kur lexoj që në listën e mjekimit kishte dhe morfinë, thashë përse fëmija im me morfinë?- ju drejtova mjekut. Zonjë tha tashi në të thamë që këtë e dimë ne. Kam ndenjur gjatë gjithë natës me Erin atë natë, duke folur se më thanë ti flisja që të mos kalonte në koma. Pyete se kush është mami, si e ka emrin, kush është babi, motra, vëllai, këto të gjitha gjatë gjithë natës. Kujtonte abetaren ku e kishim lënë. Më tha dhe vjershën e fundit të “thuthuçit” që kishim mësuar. Gjatë gjithë natës rrahjet e zemërs i rritshin. Gjatë kësaj periudhe më thanë që do të nisej për Itali, unë thoja jo se e shëroj këtu, dhe ata këmbëngulnin që ky do të shkojë. Në moment që ma kanë marrë nga dhoma ku isha deri në ambulancë që do të niseshim me helikopter në Rinas, aty ju hoq oksigjeni dhe kaloi në koma.

Në fotot e Erisonit ka dhe një biçikletë pranë bluzës, kaq i apasionuar ishte ai pas boçikletës?
Shumë,pas biçikletës, pas makinave.

E ruani ende biçikletën apo nuk arritët ta merrnit nga shpërthimi?
E kemi marrë se i ka dalë djalit të madh në ëndërr që i ka thënë ta kam marrë biçkletën dhe ta kam lanë në filan vend. Dhë çuni ka vajtur atëherë në atë kohë dhe ka thënë që më ka dalë vëllai në ëndërr që filan vend ke biçikletën dhe e ka marrë. E kemi edhe sot.
Kjo është një plagë e pashërueshme, por jeta vazhdon, cila është e përditshmja e familjes Durda sot?
Jeta vazhdon dhe është një fjalë e urtë që thotë “koha shëron”, porn ë rastin tonë, faktori kohë nuk ka ka ndikuar fare që të shërkojë këtë dhimbje. Faktori kohë ka stopuar në ato momente dhe dhimbja është akoma dhe më e madhe se atë ditë që ka ndodhur kjo tragjedi që na ndodhi në familjen tonë. Është shumë e vështirë, jemi munduar që ta kapërcejmë, ta përtypim shumë gjëra për hatër dhe për hir të dy fëmijëve që po rrisim bashkë me bashkëshortin tim por dhimbja është shumë e madhe duke parë edhe sot ne jemi në 10-vjetor të tragjedisë, dhimbja sa vjen edhe shtohet, duke parë edhe nga padrejtësitë që ne kemi hasur gjatë këtyre 10 vjetëve.

Ju bëni 10 vite nga 15 Mars, 2008. Ju keni padi të hapura gjyqësore me institucionet shtetërore? Në çfarë faze ndodhen ata? 
Në shkallën e parë të procesit civil kemi fituar, edhe në apel procesi i djalit tim ka mbaruar dhe është te përmbarimi për t’u ekzekutuar si vendim. Gjyqin e kemi fituar përballë Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Ministrave, Ndërmarrjes dhe Kompanisë Alba-Demil.

Sot keni sërish një gjyq të hapur me ta?
Sot nuk kemi gjyq të hapur, kërkojmë rihapjen e procesit penal që është pezulluar për shkak të imunitetit të ish ministrit, kemi një ish ministër të pagjykuar, edhe kur kemi ne një gjyq civil të fituar përpara Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ish Ministri të pagjykuar, në këtë fazë jemi përballë kërkesës drejtuar Prokurorisë, që nuk kemi marrë përgjigje akoma dhe një nga kërkesat që i janë drejtuar Strasburgut dhe nga ne nuk kanë mbërritur akoma për procesin penal.

Nëse mund të ndajmë disa detaje në lidhje me proceset gjyqësore që ju keni ndjekur, keni ndjekur shumë prej tyre dhe pse përfaqësuar me avokat. Cili është qëndrimi i institucioneve shtetërore për atë çfarë ka ndodhur në Gërdec, aksident teknologji apo fatkeqësi njerëzore?
Në proceset civile që ne kemi vazhduar gjatë kësaj periudhe, institucionet kanë vazhduar të mbajnë të njëjtin qëndrim si aksident teknologjik, si Ministria e Mbrojtjes, si Këshilli i Ministrave, ashtu edhe ndërmarrja Mejko që ishte shtetërore edhe kompania Alba-Demil, të njëjtin qëndrim kanë edhe ato.

Edhe të qeverisë Rama, që ishte PS?
Po, të njëjtin qëndrim kanë mbajtur, sepse janë të njëjtët avokatë që përfaqësojnë këto institucione, gjatë kësaj periudhe që kemi qenë, nuk është se kanë ndryshuar zyrat juridike të këtyre institucioneve, janë të njëjtët persona. Si në krahun e qeverisjes së PD edhe të PS.

Pra, e konsiderojnë aksident teknologjik?
Po, të njëjtin qëndrim kanë mbajtur.

Na shpjeguat pak më parë se nga dy pllakata sot aty ka një pllakatë, pas 10 vitesh, çfarë është shpërthimi i Gërdecit? Sie konsideroni ju atë?
Gërdeci është një babëzi për para e pushtetarëve tanë, sepse aty funksiononte dhe ishte një krim shtetëror sepse i gjithë ky municion nuk është se ka qenë në atë repart që ishte aty, gjithë ky municion ka ardhur i transportuar me mjetet e ushtrisë. Ne nuk mund të mendonim asnjëherë që ushtria jonë po përgatiste një varr masiv në atë vend. Asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja, por me plot gojë e them se ky është një krim shtetëror dhe një vepër korruptive e këtyre pushtetarëve nga babëzia për para e bënë këtë gjë që e bënë në fushë të hapur. Çfarë teknologjie kishte aty, kur aty nuk kishte një fabrikë, kur aty mjetet e punës dhe vendet i kanë të gjitha nën vendimet e gjykatave, që mjetet e punës kanë qenë pinca, darna, dhe çekiç e leva. Këto kishin punëtorët. Kjo ishte teknologjia, ndaj ne jemi në procesin civil të fituar përballë këtyre institucioneve, me këto prova.

Kohën është e vështirë ta kthesh pas por si do ta shihnit ju një Gërdec pa atë punishte famëkeqe, apo marrëdhënien njerëzorë në këto 10 vite që lamë pas. Politika ka ndërhyrë shpesh herë dhe pak edhe ju keni pasur debate mes vetes, dikush ka qenë pro një kuote dëmshpërblimi, dikush  ka qenë kundra, dikujt ndoshta edhe i është blerë heshtja, dikush ende vazhdon të kërkojë të drejtën. Nëse mund të na përmblidhni me pak fjalë, këto 10 vite.
Mendoj se në qoftë se nuk do të kishte ndodhur kjo tragjedi në këtë zonë, marrëdhënia do të ishte...edhe ne si familjarë do të ishim më të qetë, më të lumtur, pavarësisht nga varfëria që do të kishte në zonë, pasi ata ndaj e ngriten këtu, shfrytëzuan varfërinë për punishten që ishte aty, do ishim më të qetë. Mirëpo nga kjo pjesë që ka ndërhyrë politika, na ka përçarë, sado është munduar për të gjithë familjarët e viktimave, brenda vetes e kanë këtë urrejtjen që kanë marrë njerëzit e tyre, se normalisht, nga pamundësia, mbase përfitojnë edhe nga mungesa e arsimimit ose e njohurive për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të lodhur nga kjo që “në këtë shtet asgjë” se unë kam bërë 10 vjet betejë, ku jam? Hiç, asnjë gjë. Jam përpjekur, jam munduar t’ua çjerr maskën, dhe të lodhur. Mbase kanë përfituar nga kjo institucionet dhe qeveria, partitë politike kanë përfituar nga kjo.

Sot në krye të detyrës është Prokurorja e re, Arta Marku. Disa kohë më parë, ju keni trokitur në dyert e akuzës dhe me kërkesë për rihetim kësaj çështje. Keni një apel ju për prokuroren Marku? Keni pasur një kontakt me të?
Prokurores së re, në datën 15-16 është postuar, i ka postuar një në letër dhe sot e kësaj dite nuk kam arritur të marr një përgjigje nga kjo.

Me 15-16 shkurt?
Po, me 15-16 shkurt, duke qenë se ishim në një muaj para se të bëheshin 10 vjet që për të ditur çfarë qëndrimi ka ose çfarë mendojnë për këtë çështje sepse 10 vjet procesi penal me sa kam lexuar, vepra quhet e rikuperuar pas 10 vjetësh, parashkruhet që e ka Kodi. Shpresoj me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, me rihapje sepse ka proces ka qenë i padrejtë përderisa ne, familjarët e viktimave nuk kemi qenë pjesë. Kodi i ri penal përfshin trashëgimtarët dhe viktimat në procesin penal. Kam shpresa për deri sot që jemi, nuk morëm përgjigje.

Ju i keni dërguar një letër Arta Markut dhe na thoni që s’keni marrë përgjigje edhe pse ka kaluar një muaj. Kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë komunikimi dhe me të, keni ndonjë apel? Çfarë kërkoni nga Marku?
Ta rihapë edhe një herë çështjen e Gërdecit sepse Gërdeci ka shumë gjëra të pa hetuara. Nuk u hetua si vepër korrupsioni. Nuk është mbyllur procesi ashtu siç ishte, me ato prova e kam kërkuar por Ish Ministrin dhe në shkallën e parë që janë 29 të pandehurit e tjerë dhe që mbarojnë në Apel me pranimin e gjykimit të shkurtuar, të gjitha këto vendime ishin qesharake. Ne nuk kemi qenë asnjëherë dakord. Pas 5 vjetësh në betejë të gjatë që të pranohet në Gjykatën e Apelit gjykimi i shkurtuar e t’ju ulet 1/3 e dënimit automatikisht, kjo ishte vrasje. Ne na kanë vrarë disa herë institucionet shtetërore sepse tani palë dhe bashkëfajtorë janë bërë shumë. Ata që organizuan Gërdecin, ata që e jetuan dhe ata që u ndikuan.

Mendoni ju se kjo klasë politike ka interes që ta zbardhë të vërtetën sado të dhimbshme, për ato fakte të errëta që ende nuk janë zbardhur nga tragjedia e Gërdecit?
Besoj se politika, Gërdecin e ka si gurin e peshores në momentin që do të ndodhë diçka në Shqipëri në njërin krah, krahu tjetër nxjerr peshoren dhe balancohen me Gërdecin. Është bërë një gur peshoreje Gërdeci për dy krahët e politikës. Sot ndodh, se ne këtu jetojmë e dëgjojmë, në qoftë se diçka krahu që është sot në qeveri ndodh diçka, i kundërvihen me Gërdecin, kështu bie balanca dhe heshtet pastaj në politikë. Kurse, institucionet e Drejtësisë, që po krijohen dhe myqe jemi përballë një procesi civil të fituar nga familjarët përballë institucioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, të Këshillit të Ministrave, avokatia e shtetit duhet ta hapë një proces ndaj këtyre personave që kanë drejtuar, personave fizik që dëmshpërblimin ta bëjnë këta persona fizik, jo ta bëjnë institucionet dhe personat juridikë. Nuk duam lekë nga taksapaguesit shqiptarë, duam të na e paguajnë dëmin ata që na e shkaktuan.

Faleminderit!
Faleminderit juve!

/Shqiptarja.com