Drejtonte fabrikën e demontimit në Gërdec ku humbën jetën 26 persona e qindra të tjerë u plagosën, gjykata e aministon duke i falur një vit burgim të mbetur Dritan Minxollit, të vetmit person që qëndronte pas hekurave për tragjedinë e Gërdecit.
Me lirimin e Minxollit, tashmë askush s’është përgjegjës për çfarë ndodhi 15 marsin e 2008, ku në mes të ditës në punishten famëkeqe humbën jetën fëmijë, gra e burra të zonës që paguheshin për pak lekë për të demontuar municionet ushtarake.
Paradoksi i drejtësisë shqiptare qëndron në faktin, se në vendimin për t’i falur vitin e fundit të dënimit, gjykata shprehet se deri më tani Minxolli ka kryer 10 vite e 27 ditë burg, kur në realitet kanë kaluar vetëm 7 vite nga tragjedia.
Në të vërtete përllogaritjet aritmetike me burgim e paraburgim i japin gjykatës këtë rezultat, por 26 jetët e humbura tashmë askush sqëndron pas hekurave.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com