Gërmadha, inerte, rrënoja... si duket 'Astiri' një ditë më pas shembjes së 33 objekteve/ Banorët nisin pastrimin e zonës (VIDEO)

TIRANË- Gërmadha, rrënoja, grumbullime intertesh...është kjo çfarë ka mbetur në Astir, pas shembjes së 33 objekteve nga IKMT-ja. Një ditë më pas, ka nisur pastrimi i kësaj zone në mënyrë individuale nga ana e banorëve. Ato tregojnë për mikrofonin e Report Tv se kanë punësuar punëtorë për të bërë pastrimin e inerteve. Ata shprehen të zhgënjyer që një vit protestë nuk pati një "fund të lumtur", por edhe për mënyrën se si janë lajmëruar për të lënë banesat e tyre.

Lajmërimi erdhi në një mënyrë shumë skandaloze. Largohuni, këtu deri të hënën të mos shoh njeri. Me letër me gjë, nuk na dhanë asgjë. Nuk jam dëmshpërblyer. Unë vetë isha në proces legalizimi. Një vit protestuam, hajde një herë fol. Ne nuk kërkojmë karrige. Nuk kërkuam t'i zëmë vendin kryeministrit apo dikujt tjetër. Le të vazhdojë projekti. Del projekti dhe hajde bisedo me banorët”, tha Adem Sadikaj, banor i “Astirit".

Nga ana tjetër, ndonëse nuk u pa në asnjë moment në protestën e banorëve të Astirit, nënkryetari Edi Paloka doli në një deklaratë nga selia blu ditën e sotme, duke thënë se PD-ja do të depozitojë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Policisë dhe IKMT për dhunim të banorëve të Astirit ditën e djeshme

"Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj çdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit. Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot. Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet. Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet", tha Paloka.

Një ditë më parë IKMT ndërhyri në zonën e Astirit për të shembur 33 objektet, për t'i hapur rrugë projektit për Unazën e Re, ku sipas IKMT-së 21 prej tyre janë kompensuar. Për shembjen e objekteve, banesave e biznese, IKMT dhe efektivë të policisë shkuan në Astir që prej orës 4 të mëngjesit, ku pati edhe tensione mes tyre dhe banorëve. Këta të fundit hodhën gurë e bomba molotovë, ndërsa nga ana e policisë u hodh gazi lotsjellës. Pas përplasjes, policia shoqëroi në komisariat disa persona dhe në përfundim u arrestua 46 vjeçari Shkëlzen Sadikaj, i shpallur në kërkim për kundërshtim të forcave të rendit në protestat e mëparshme, e ndërsa u proceduan 25 persona të tjerë për 6 vepra të ndryshme penale.

Nga përplasja e banorëve me policinë një ditë më parë mbetën të lënduar 13 persona, 5 prej të cilëve ishin punonjës policie.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JANULLA: 24/11/2019 00:33

    BASHKIA TIRANES PO PUNON SHUME NGADALE,,,DUHEN PRISHUR NGA 50 SHTEPI E DYQANE NE DITE TEK ASTIRI,,..//

    Përgjigju
  • Nako: 13/11/2019 19:11

    Cudi. U nisa ne mengjes me qese, lopate e fshese . Per pastrim vullnetar. Si qytetar. Por te shkolla teknologjike me ndaloi policia. Ore per pastrim u thashe. Keshtu kemi bere sa here ne bashkia. Nuk e dime thane. Sna ka thene njeri gje nga lart. Kerkova ketu e ne internet, asnje tweet a post te krietarit spashe. Dmth me qese bluza fshesa. Per te pastruar. Po dini gje me thoni, shkruni ketu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja