'Bie Astiri'! REAGIMET - Basha: Gjithmonë krah banorëve! Braçe: Parelliu i madh tua paguajë shtëpinë sa vila e tij e luksit

TIRANE - Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve në zonën e "Astirit" për t'i hapur rrugë projektit të Unazës së Re dhe përplasjet mes banorëve dhe forcave të shumta të policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, është komentuar nga aktorët politikë.

Presidenti Ilir Meta e quan të papranueshme dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj banorëve të cilët për më shumë se 1 vit kanë protestuar kundër projektit, me argumentin se nuk dëmshpërblehen me vlerën reale të tregut.

"Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme", shkroi ndër të tjera kreu i shtetit.

Lideri demokrat Lulzim Basha vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë disa nga banorët që mbetën të lënduar gjatë përplasjes me policinë të cilët hodhën gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjen me bomba molotov e gurë. Por kjo situatë ndodhi vetëm në orët e para të mëngjesit, pa shkuar ora 07:00, pasi më tej forcat e policisë i larguan banorët duke vendosur perimetër të gjatë sigurie, që solli edhe bllokimin e rrugës në të dyja kahet. Ndërsa IKMT vijoi aksionin pa incidente për shembjen e 33 objekteve.

Basha se kur PD të vijë në pushtet çdo cm katror i pronës së banorëve të Astirit do kompensohet me vlerën e tregut. Ndërkohë gjatë protestave të mëparshme, kreu i PD Lulzim basha ishte zotuar se nuk do të lejonte prishjen e asnjë shtëpie në zonën e Astirit.

Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ishin krah banorëve në zonën e Astirit kur ndërtesat nisën të shembeshin.  Përballë këtij qëndrimi, Basha u shpreh: "Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njësh me qytetarët".

Nga qeveria, i pari që reagoi ishte zëvendërkyeministri Erion Braçe, i cili tha se të gjithë banorët janë dëmshpërblyer, ndësa nuk la pas ironinë për deklaratën e një zonje që akuzonte shtetin edhe pse kishte marrë 130 milionë lekë për objektin që i shembet.  Braçe thotë se janë ndarë edhe 3.4 milionë dollarë për 15 objekte tek Loti i parë, nga 1.2 milionë dollarë që janë paguar dhe janë marrë për 8 objektet e para.

"130 milion lekë tallje? 10 milion dollarë tallje?A i dini numrat apo jo? Vetëm për 8 objekte në Lot 1 janë paguar e marrë: 148 milion lekë/1.2 milionë dollarë! Për 15 objekte të tjera tek Loti i 1 janë ndarë paratë e janë gati: 360 milion lekë/3.4milion dollarë! Bëjini vetë llogaritë! Kjo veç tallje nuk mund të jetë! Ky Lylzim Basha që është parelli i madh shumë, patjetër, tua paguajë një shtëpi saç shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë! Por nga lekët e tija ama, nga lekët e tij!", tha Braçe.

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet në një vizitë formale prej 3 ditësh, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi sulmoi reformën në drejtësi duke thënë se gjithçka është mashtrim pasi sipas saj po mbrohet krimi dhe korrupsioni, ndërsa qytetarët po dhunohen. Kryetarja e LSI-së i bën një premtim banorëve duke i thënë se do të kompensohen për dëmet që sipas saj po u shkakton qeveria.

"Ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!", tha Kryemadhi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve që kanë marrë dëmshpërblimet të ndalin sabotimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Tensionet te Astiri/ Idrizi: Me 40 mln eurot që vodhi Rama me këtë megaskandal, të kishte shpërblyer banorët

Në reagimin e tyre për shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka hedhur akuza të drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë Edi Rama. Sipas tij, me projektin e Unazës së Re, janë vjedhun 40 mln euro e vjedhura në të që e quan "megaskandal", janë të mjaftueshme për të dëmshpërblyer banorët e Astirit me vlerën e tregut.

"Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti I fundit I drames se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që I bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi I gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt I patolerueshëm e I dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor

 Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej cdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.

Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimmin që I përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më I mirë I reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër", shkruan Idrizi.

Ora 19:00
Përplasja në Astir/ Gjosha: Pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë

"Pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë"! Është ky reagimi i ish-deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha. Sipas saj, ajo çfarë ndodhi sot në Astir është një ndërthurje e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve.

"Përplasja sot në Astir është ndërthurja e korrupsionit me dhunën çnjerëzore që ushtrohet ndaj qytetarëve! Është pasqyra e qeverisjes së sotme që ka degraduar në arrogancë. Kjo nuk është Shqipëria që duam dhe aq më pak projektimi për Shqipërinë e të ardhmes", shkruan Gjosha.

Ora 12:59
Basha: Kur PD të vijë në pushtet banorët e Astirit do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut! Veliaj-Rama do përgjigjen para ligjit (VIDEO)

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar spitalin e Traumës në kryeqytet banorët e Astirit të lënduar gjatë tensioneve të krijuara mëngjesin e sotëm. Por ndonëse kishte premtuar se do të ishte pranë tyre, lideri demokrat ka munguar mëngjesin e sotëm krah banorëve të Astirit edhe pse ishte njoftuar se do niste aksioni për shembjen e banesave të tyre. 

Gjatë fjalës së tij Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet çdo cm katror i pronës së banorëve të Astirit do kompensohet me vlerën e tregut.  Ndërkohë gjatë protestave të mëparshme, kreu i PD Lulzim basha ishte zotuar se nuk do të lejonte prishjen e asnjë shtëpie në zonën e Astirit.

Krah kryedemokratit janë parë edhe ish-deputetët e PD, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Jorida Tabaku.

Pyetje: Z. Basha si është gjendja e të lënduarve?
Basha: Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare. Kam parë disa të moshuar në moshën mbi 70 vjeç, të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me grushta. Gra të alivanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotsjellës. Pra, janë një numër i madh banorësh të lënduar, të traumatizuar. Një pjesë prej tyre ndodhen të shtruar, një pjesë prej tyre nuk janë të shtruar në spital. Dhe ne po marrim të gjitha masat për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.  Janë plagosur sipas raportimeve, janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar më pas nga Spitali Ushtarak pasi kanë marrë ndihmën e parë. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes dhe ka një qëllim dhe vetëm një qëllim; të çonte drejt gjakosjes së qytetarëve, drejt përçarjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerët që kanë planifikuar tek i ashtuquajturi projekti i Unazës së Re.

Është e rëndësishme që gjithë qytetarët ta kuptojnë sot se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi; qytetarët e Tiranës e dinë, shumë qytetarë të tjerë që nuk jetojnë në Tiranë e dinë se ky projekt nuk ka të bëjë me një rrugë të re. Është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale për transportin. Ishte një projekt vjedhje i denoncuar nga Partia Demokratike, i denoncuar nga qytetarë, i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze botërore, siç është Zëri i Amerikës. Një projekt vjedhjeje me një kompani fantazëm dhe Edi Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund. Për ta çuar këtë vjedhje deri në fund, për të mbushur xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij nuk kursen as jetët e qytetarëve, as shtëpitë e tyre, as fëmijët e tyre, as shëndetin e tyre. Prandaj ky është një akt kriminal, është një krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve, kundër jetës së tyre, krim i rëndë kundër banesave të tyre.

Kështu, që së pari duke e thënë mjaft qartë se duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje kriminale paralajmëroi gjithsecilin përgjegjës për këtë nga urdhëruesit që qartësisht është Edi Rama, është Erjon Veliaj, janë ekzekutorët dhe do të  mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe ju jap fjalën që nuk do të mungojë kur ata të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare mbi qytetarët, mbi nënat, mbi baballarët, mbi fëmijët e tyre, me të vetmin qëllim për të mbushur xhepat e tyre me 40 milionë eurot e korrupsionit.

Së dyti, po i bëj thirrje çdo qytetari dhe punonjësi të ndershëm të policisë që mos bien pre e këtij skenari që synon që ta zhvendosë lajmin nga vjedhja e 40 milionë eurove nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tek dhuna që ka planifikuar kundër banorëve të Unazës. Jeta është e çmuar dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e banorëve.

Së treti, ne kemi një zotim politik me shkrim, e zezë mbi të bardhë. Çdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut, me ardhjen e PD në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, çdo cm katror i shtëpive, banesave dhe objekteve të tyre edhe atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale nga kompensimi, do të kompensohen me vlerën e tregut.

Sikundër garantoj, të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtazarak kundër qytetarëve, garantoj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, nga i pari tek i fundit dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë nga 40 milionë eurot që po vjedhin bashkë me Edi Ramën për Edi Ramën, nuk do gëzojnë asnjë qindarkë të kësaj grabitje, por do të japin përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë kur ata të jenë para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar nga ligji.

Pyetje: Z.Basha, ju do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e “Astirit” pas kësaj vizite që bëtë në spotal?

Lulzim Basha: Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre, opozita ka qenë dhe është me ta, njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njish me qytetarët për të mbrojtur jo thjesht dhe vetëm shtëpitë e tyre, por për të mbrohjtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Pyetje: Ju kanë penguar për të takuar të plagosurit?

Lulzim Basha: Fillimisht mora informacion se mund të ishte i vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguan paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd dhe aq më pak përfaqësuesit politik të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe i takova lirisht.

Pyetje: Sa të plagosur takuat? Sa janë momentalisht?

Lulzim Basha: Brenda po marrin trajtim tetë të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen akoma në rapartin e emergjencës.

Pyetje: I takuat të gjithë?

Lulzim Basha: Takova tre persona në repartin e emergjencës. 

Pyetje: Në çfarë gjendje ishin?

Lulzim Basha: Me plagë, trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi

Ora 10:54
Incidentet tek “Astiri”, Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur ndaj banorëve të Unazës së Re

1564490214_LogoReportTVERE2.00100515.Still004.jpg

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar për incidentet që ndodhën gjatë ndërhyrjes së IKMT për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”.

Meta thotë se ndaj banorëve të Unazës së Re është ushtruar dhunë, duke e cilësuar si patolerueshme ndërhyrjen e IKMT.

Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje banorëve që të ruajnë qetësinë, ndërsa ka kërkuar që palët të ulen menjëherë për të dialoguar.

Reagimi i Metës:

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Ora 09:26
Tensionet tek 'Astiri'/ Veliaj: Nëse ke marrë paratë, ndalo sabotimin e Tiranës

Aksioni i IKMT

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas nisjes së aksionit të IKMT për shembjen e objekteve në zonën e Astirit në kuadër të projektit për Unazën e Re.

"Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!", shkruan Veliaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Indiferenti: 13/11/2019 06:24

    Erjon Veliaj duhet te heqe emrin e lagjes KAMZA dhe tia vendosin PESHKPAJ.Ky do te ishte emri me i "sakte".

    Përgjigju
  • Erik: 12/11/2019 22:01

    Foli dhe Timi i Burbuqes, spekulant i rendomte shifrash. Kur shikon sa mashtrues jane, ndjen njelloj kenaqesie qe nuk i sheh ne parlament dhe jeten aktive politike. Thjesht jane te pavotuar nga populli. Me 36 milion Euro mbaron rruga qe u sherben 1 milion njerezve qe levizin ne dite ne Tirane dhe humbasin miliona ore ne trafik dhe jo nje tufe fatkeqesh qe kane bere me vetedije nje investim te gabuar ne vend te gabuar. Nejse me mire nje deklarate ne ere se sa t'ju marre koka ere dhe te sulmoni perseri policine me molotov e gure.

    Përgjigju
  • KIRI: 12/11/2019 17:39

    MJAFTON te shikosh fotot dhe e kupton se c'fare masakre kane bere ne tirane shpellaret e ardhur me kryecubin e tyre sali qen berisha,,,ZOTI JU MALLKOFTE NE 7 BREZA ISHALLAH.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit, shoku i tij Luisi mbeti i plagosur, niset për kurim në Bari të Italisë

Vrasja e Martinit, shoku i tij Luisi mbeti i plagosur, niset për kurim në Bari të Italisë