Gërmimet për eshtrat e italianit në burgun e Burrelit, gazetarja Peci: Nuk dihet pse vdiq Giuseppe apo numri i saktë i të varrosurve! Kujtimi i fundit i të birit ishte babai pas hekurave

1 tetori ka shënuar nisjen e gërmimeve për eshtrat e të burgosurve që kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve në burg, torturave apo pushkatimit në burgun e Burrelit. Shkak për nisjen e këtij procesi është bërë Aldo Renato Tarrusi, i biri i shtetasit italian Giuseppe Terrusi, një prej të burgosurve në burgun e Burrelit, ku ndërroi jetë në 1952. Gazetarja Admirina Peci në një intervistë për Report Tv bëri të ditura disa informacione në lidhje me këtë rast që shënoi dhe nisjen e procesit, ku pritet që përveç eshtrave të Giuseppes të zbulohen dhe eshtrat e të persekutuarve të tjerë nga regjmi i i Enver Hoxhës. Sipas gazetares Peci nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së Giuseppes, ndërsa ka treguar dhe kujtimin e fundit të Aldos që kishte për të atin e burgosur.

"Aldo ishte 3 muajsh kur i ati iu burgos dhe e ëma e merrte me vete kur e takonte në burgun e Vlorës ku qëndroi deri në 1949 dhe më pas nga 1949 deri në 1952 kur vdiq , Giuseppe ka qenë në burgun e Burrelit. Një detaj që Aldo kujton edhe pse ishte 4 vjeç është imazhi i babait pas hekurave.  Kujtimin e  vetëm dhe të fundit që kishte për të atin ishin ai pas hekurave në bur4gun e Vlorës. Në 1949 Aldo me të ëmën riatdhesohen në Itali", tha gazetarja Peci.

Gazetarja Admirina Peci foli edhe për dëshmitë e mbledhur ndër vite nga ish të burgosur që shfaqin regjimin e tmerrshëm në burg, ku të burgosurit për vite me radhë ushqeheshin vetëm me ujë dhe bukë të mykur, ndërsa torturoheshin de izoloheshin në kushte të tmerrshme me temperatura nën minus dhe kushte higjiene të tmerrshme. Peci shprehet se nuk dihet se pse ka vdekur Giuseppe, por sëmundjet në atë kohë në burgje ishin të shumta.

"Giuseppe Terrusi nuk dihet ende saktësisht pse ka vdekur por nga dëshmitë e shumta të ish të burgosurave di që në vitet e para  në burgun e Burrelit ka qenë një regjim i tmerrshëm ushqimi ishte ujë dhe bukë për vite me radhë,buka e misrit në shumicën e kohës e mykur. Ishte dhe klima shumë e ftohtë dhe pamundësisë për tu veshur dhe higjiena e tmerrshme. Mendoj se ai mund të ketë vdekur edhe nga një sëmundje ku një varg epidemish ranë në këtë periudhë në burgje", tha Peci

Gjatë intervistës Peci tha se për disa të burgosur është e pamundur të gjendjen eshtrat pasi ata janë pushkatuar dhe hedhur në lum apo në mal, ose janë varrosu në zona që aktualisht janë ngritur lagje të tëra e objekte me rëndësi.

"Nuk dihet saktë sa të varrosur ka, por një pjesë e tyre janë varrosur brenda territorit të burgut dhe një tjetër jashtë tij. Gjithashtu ka nga ata që nuk do të gjenden kurrë pasi janë varrosu në një zonë ku sot janë themelet e  stadiumit të Burrelit. Eshtrat e tyre janë marrë me ekskavator dhe hedhur në lumin Mat sipas dëshmive të banorëve gjatë ndërtimit të objekteve , të cilët kanë parë eshtrat. Ndërsa procesi i identifikimit të eshtrave me familjarët do të bëhet përmes ADN-së së tyre", tha Peci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitro: 02/10/2020 18:57

    Eshte normale kur dy pale nuk bien dakort atehere thiret arbitri,ne kete rast OSBE ODHIRI qe per koincidence drejtohet nga ne deri ne fund te vitit.Biles keta kane rene dakord qe per cdo mosmareveshje palet ti drejtohen ODHIRIT , pse se bejne? aq me teper kur ajo eshte shprehur se eshte gati te mireprese palet per keto ceshtje .

    Përgjigju
  • Qobani: 01/10/2020 21:22

    Kemi boll argumente se Namazi asht ushqim shpirtnor,hej o ju vajtus të gjor,po jetoni nkorriz t’huaj,borqin kerkush nuk e fal,hiq mos u merzitni,dal nga dal ju vjen reni ne të gjthve me hi nshishe,për me pagu borqin,ja kshtu zhvillohet industria dhe shteti,nkit bot ska kurgja falas,asë të vdekun,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille