Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka komentuar situatën e vështirë që po kalon ish-skuadra e tij, veçanërisht pas polemikave rreth Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian u pezullua nga klubi për ndeshjen ndaj Interit, pas reagimit të tij të ashpër ndaj barazimit me Leeds.

Gerrard tha se Salah gaboi me mënyrën e reagimit, edhe pse e kupton se lojtari ishte i mërzitur dhe emocional.

“Është e qartë që ai është shumë i mërzitur dhe e respektoj këtë. Por është gabim të fajësojë klubin për këtë situatë”, theksoi Gerrard.

Ai shtoi se Salah duhet të qetësohet dhe të diskutojë gjërat me trajnerin.

“Të gjithë ne si lojtarë kemi bërë gabime të nxituara në momentin e emocioneve. Jam i sigurt që me kalimin e kohës Salah do të pranojë se nuk duhej të kishte thënë atë që tha”, vijoi ai.

Gerrard përmendi edhe përvojën e tij personale me Luis Suarezin, duke treguar se këto situata janë pjesë e jetës së futbollit.

“E kam përjetuar vetë me Suarezin kur pati një përplasje me Brendan Rodgers. Jam qenë aty dhe e di se si ndihen lojtarët në këto momente”, tregoi Gerrard.

Në fund, ish-kapiteni i Liverpoolit theksoi rëndësinë e Salah për skuadrën.

“Liverpooli ka nevojë për Salah në formën e tij më të mirë. Ai është golashënuesi më i mirë dhe do t’i ndihmojë të dalin nga kjo situatë”, tha ish-kapiteni.