POGRADEC- Kjo e mërkurë i ka gjetur të gjithë bashkë deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës të Enkelejd Alibeaj. Me ftesë nga deputeti Lefter Gështenja, 23 deputetë, mes tyre edhe Enkelejd Alibeaj janë mbledhur në një darkë në qytetin e Pogradecin. Mes të pranishmëve, janë edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka dhe Oriola Pampuri.
Nga sa bëjnë me dije burime për Report Tv, në darkë nuk ka asnjë deputet nga ana e Sali Berishës. Nuk dihet nëse ka pasur një ftesë dhe ata nuk e kanë pranuar, apo nuk janë ftuar që të marrin pjesë.
Mbetet për t’u parë nëse kjo darkë e thirrur nga Gështenja, do të sjellë po aq reagime sa dreka që thirri deputeti Xhelal Mziu, ndonëse në ndryshim nga kjo e fundit, nuk ka vend për diskutim për një bashkim mes 2 palëve, por një tregues se përçarja sa vjen dhe thellohet.
Ja ka prenotuar Taulant Begoja me siguri me porosi te te madhit! Te hane e te pine te pa udhet nderkohe qe mjerimi e papunesia vazhdon kembekryq!
PërgjigjuPo per te paudhet e zagaret e Salehut cmendim ke zotrote? Presim perla si gjithmone nga mendje ndritur si ti.
E pas darke si fruta janë servirur Gështenja të pjekura në prush.