Humbja e thellë e opozitës, deputeti Gështenja: Rezultati i 14 majit, skandaloz! Të jemi kokëulur para demokratëve! Rama mundet me lidership të ri

Pas disfatës së thellë më 14 maj, deputeti i PD Lefter Gështenja thotë se rezultati ishte skandaloz dhe të gjithë duhet të qëndrojnë kokëulur para demokratëve e të punojnë për ringritjen. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gështenja tha se duhen disa mekanizma për të mundur Ramën, por fokusi duhet të jetë te lidershipi i ri.

“Rama e manipuloi procesin por ne nëse vijojmë të themi të njëjtën gjë që ka vjedhje, si do e ndalojmë? Nga 2013 këtë themi, por duhet ta ndalojmë. Duhen mekanizma që të sillesh si ai si përdorimi i të fortëve, me ble s’kemi mundësi. Opozita duhet të kishte frymë fitoreje, mesazh që jemi bashkë. Do të na gjykojnë demokratët. Do të jemi kokëulur për këtë rezultat skandaloz. Në këtë situatë që ishte PD, Rama s’kishte nevojë të blinte vota. Ramën e mundim me lidership të ri, me njerëz të rinj, me frymë të re”, tha Gështenja.

Një mesazh e kishte për të gjithë ata që nuk pranojnë të rinjtë duke thënë:

“S’dhuet të kemi frikë nga prurjet e reja se do na zënë karriget. Nëse sjellin frymë të re, duhet të vijnë dhe të futen në zgjedhjet e 2025”.

Deputeti shtoi se rezultati i zgjedhjeve vendore duhet të bëjë që të gjithë kolegët e tij ta shohin me përgjegjësi dhe të reflektojnë.

“Nëse do ishte punuar më fort, do kishim rezultat më të mirë. Ajo që do të doja të bëja është që të lexohet rezultati me përgjegjësi. Ky rezultat duhet të na bëjë që të jemi me kokë ul para demokratëve dhe shqiptarëve. S’dua të merrem me pjesën që ka kaluar. E kam thënë që e gjithë opozita ishte e dënuar të dilte më një kandidat para Edi Ramës. Është hera e parë në 32 vite që opozita merr këtë rezultat negative”, tha Gështenja.

Sa i përket situatës në PD, Lefter Gështenja tha se Gazment Bardhi është zgjedhur si kreu i ri i grupit parlamentar ndërsa uron që Jorida Tabaku të pranojë përkohësisht drejtimin e partisë. Për rikthimin në parlament shprehet besimplotë se do të jetë opozita e bashkuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)