Bie në depresion dhe zhduket pas ndarjes së familjes, 'Pa Gjurmë' në prag të gjetjes së babait të tre fëmijëve

Gezim Koliçi nga Puka transferuar bashkë me familjen e tij në Shkodër, pati emigruar që herët pas përmbysjes së regjimit, ilegalisht drejt Greqisë. Bashkë më djalin e hallës Nikolla Nika vendosen në Anja të Kretës, ndërsa merren me punë në bujqësi. Asokohe pa preokupime familjare, deri në vitin 1995, kur familja i prezanton një vajzë me shkuesi nga fshati Paceram/Shkoder. Çifti vendos pas afro dy vitesh më pas të bashkëjetojnë në Greqi.

Gëzimi dhe Djella tashmë kishin nisur një jetë të re dhe në vitin 1998 vjen në jetë djali i tyre i parë, Marku më pas  Noj dhe vajza me emrin Nikoleta. Familja Koliçi jetonte një jetë të mbushur me dashuri, me ardhjen në jetë të tre fëmijëve të tyre. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë dhe familja ishte e kompletuar, ndodhi ajo që nuk pritej. Kjo harmoni familjare u thye me devijimin e Gëzimit, cili nga një njeri familjar dhe i përkushtuar bëhet frekuentues i lojërave të fatit, si dhe i varur nga alkooli. Djella punonte, ndërsa Gëzimi çfarë fitonte i linte në bixhoz.

Situata agravon dhe debatet ndizen në familjen Koliçi, kur Djella zbulon këtë të vërtetë. Ishte viti 2006 kur çifti, prindër të tre fëmijëve vendosin të ndahen duke rënë dakord me njëri tjetrin, pasi ligjërisht nuk kishin celebrim.

Fëmijët i merr Djella kurse Gëzimi bashkë me nënë Lulen vendosin të jetojnë në Durrës, në një shtëpi me qera. Gëzimi shkonte ende në Greqi me punë sezonale. Në këtë kohë Djella, ish-bashkëshortja  tre fëmijët e tyre ia lë ish-vjehrrës së saj në Durrës. Për afro 5 vite me radhe fëmijët jetuan 2 vite në Durrës me gjyshen dhe 3 vite të tjera tek kushërinjtë e të atit.

Nëna Lula e pamundur për t’u kujdesur për nipërit e saj, ndërsa djali Gëzimi ikte e vinte në Greqi i shpie në një qendër bamirësie në Bushat, të Shkodrës. Djella, kthehet për t'i marrë përsëri fëmijët dhe për t’u transferuar përfundimisht në Greqi. Fati i tyre ishte jeta në shtëpinë e fëmijës. Gëzimi pasi kthehet nga Greqia mëson që ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët nga Bushati i Shkodrës dhe bie në depresion.

Sot, të ndarë dy prindërit, pasojat e të cilëve ranë mbi tre fëmijët, ata jetojnë të ndarë, jo vetëm nga babai dhe nëna, por edhe nga njëri-tjetri. Në pamundësi për t'u rritur bashkë, djali i madh Marku ndodhet në shtëpinë  e fëmijës, vajza Nikoleta u birësua, ndërsa Noj jeton në një qendër tjetër.

Ishte muaji korrik kur Gëzimi me destinacion largimin drejt Greqisë kishte njoftuar të ëmën. Ai doli nga shtëpia por nuk u kthye më kurrë.

Në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ fillimisht e ka rrëfyer këtë histori nënë Lula, e cila vuan humbjen e të birit dhe të nipërve, ndërsa sot stafi i emisionit ka bërë publike një bisedë të zhvilluar në telefon me një zotëri nga Fushë-Kruja që ka rrëfyer se është takuar me Gëzim Kolicin. Ai ka deklaruar se Gëzim Kolici, i cili ka humbur në 2006-ën, jeton momentalisht në fshatin Edesa të Greqisë. Duke rrëfyer detaje nga takimi i tij me të, ky zotëri deklaroi se Gëzimi i ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij dhe se kishte shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

"Pa Gjurmë" po gjendet gjithnjë e më tepër në prag të gjetjes së babait të tre fëmijëve, Gëzim Kolicit. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen