Gianni Pittella letër Contes: Italia ti thotë 'PO' negociatave BE–Shqipëri

Senatori i Partisë Demokrate, i qendës së majtë në Itali, Gianni Pittella i dërgoi një letër kryeministrit Giuseppe Conte për t’i kërkuar që në Këshillin e radhës Europian, të konfirmohet pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në fillim të letrës thuhet:

I dashur President, në Këshillin Europian të radhës të 28-29 qershorit Ju kërkojmë të konfirmoni pozicionin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë.

Senatori i Partisë Demokratike italiane, Gianni Pittella

Gianni Pittella rendit edhe arsyet përse Italia duhet të jetë në favor të përshpejtimit të negociatave.

Në dritën e miqësisë së gjatë që lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, të marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona dhe të përpjekjeve që qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë kryer për të përforcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, besojmë se një pozicion i favorshëm në përshpejtimin e negociatave përkon me interesin italian, maqedonas, shqiptar dhe të gjithë Europës.

Senatori i Partisë Demokratike italiane, Gianni Pittella

Kjo letër është firmosur edhe nga 12 senatorë të tjerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet