Giro d’Italia numër 109-të do të zhvillohet nga kjo e premte e 8 majit deri të dielën e 31 majit. Janë 21 etapa, 3 ditë pushimi dhe 3466 kilometra. Nisja bëhet nga Bullgaria, 8 etapa janë për sprintierët dhe 7 me mbërritjen në malore.

Tre etapat e para të garës së çiklizmit janë parashikuar të zhvillohen në Bullgari. Për herë të 16-të në histori gara nis nga jashtë Italisë, si vitin e kaluar, kur u bë nga Shqipëria. Mbërritja do të jetë në Romë.

Kryeqyteti italian ka qenë prezent që në edicionin e parë të Giro d’Italia, në vitin 1909 dhe pret mbylljen e eventit për herë të 8-të, e 4-ta radhazi që nga 2023-shi.  

Garat dhe vështirësitë

1 garë kronometri individuale në terren të sheshtë prej 40.2 kilometrash, 8 etapa në terren të drejtë, 7 etapa maloresh mesatare dhe 5 etapa në malore të fortë, me 7 mbërritje në ngjitje. Pika më e lartë do të jetë Passo Giau me 2.233 metra, që bën pjesë në etapën e 19-të. Fituesi i fundit italian i Giro d’Italia është Nibali, në 2016-ën.