'Giro d'Italia' nis nga vendi ynë, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë

'Giro d'Italia' nis nga vendi ynë, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë

Mauro Vegni, drejtori i Giro d'Italia

Gara e famshme e çiklizmit 'Giro d'Italia' 2025 për herë të parë do e ketë nisjen nga Shqipëria. Nga 9-11 maji i 2025 Durrësi, Tirana dhe Vlora do presin çiklistët më të famshëm në botë me itineraret që janë sfiduese.

Drejtori i Garës, Mauro Vegni ka dhënë një intervistë për prestigjozën spanjolle "Marca" ku ka treguar shqetësimet për erën apo edhe etapat në vendin tonë që kanë nevojë për burra të fortë.

Çfarë do të thotë për “Giro d’Italia” kjo nisje nga Shqipëria?

Për ne është një moment delikat sepse po eksportojmë “Made in Italy” në të gjithë botën. Ajo në Shqipëri do të jetë me të vërtetë një “Grande partenza”. Do të ndjekim tri etapa ku çiklistët do të kenë mundësi që të prezantohen mirë si i përket renditjes së përgjithshme.

Si do të jenë tri etapat e para në tokën shqiptare?

E para dhe e treta do të jenë për burra të fortë. Une mendoj se në ditët e para nuk do të kemi shumë “arratisje” të çiklistëve, mbase mund të kemi shkëputje të grupeve të vogla. Mendoj se në ditët e para nuk do të kemi mundësi që të shijojmë sprintet nga çiklistët e shpejtë. Në etapën e dytë them se do të shfaqen vetëm çiklistët specialistë, të cilët bëjnë garë me kohën. E them se kjo etapë është për specialistët pasi do të kemi të paktën shtatë kthesa të forta ku çiklistët pa eksperiencë do të vuajnë jo pak. Ajo që është e sigurt është fakti se do të jetë një start dëfryes.

Rogliç, Ajuso mbase edhe Vingegard... do të kemi yje të mëdhenj edhe në këtë sezon.

Në këtë edicion do të kemi çiklistë, të cilët bëjnë diferencën. Ata do të bëjnë për vetë publikun. Kemi arritur që të ndryshojmë disi programin e këtij edicioni duke evituar etatapt e shpejta në garat e para kështu për sprintierët të mos ketë aksidente, por njëkohësisht këto etapa do të jenë mjaft interesante pasi do të kenë impakt sa i përket renditjes së përgjithshme. Do të shikojmë me kujdes sa impakt do të ketë në këto gara era, por një gjë është e sigurt se protagonistët mund të thonë shumë që në ditët e para.

A mund të shpresojmë në pjesëmarrjen e Pogaçar?

Ai nuk ka bërë publik kalendarin e tij të plotë për vitin që vjen, por edhe ne nuk është se i kemi treguar të gjitha etapat. E 13-ta do të jetë në Romë, unë mendoj se vetëm pasi në të tregojmë diçka më shumë ai do të vendosë që të marrë pjesë apo jo. Unë mendoj se për Pogaçar do të jetë e vështirë për të përsëritur triumfin e vitit të kaluar.

Thuhet se “Giro d’Italia” do të kalojë në pronësi të fodnit saudit “PIF”. Sa të vërtetë ka në këtë histori?  

Këto janë gjëra që diskutohen nga të tjerë, të cilët janë shumë më lart se unë. Ajo çfarë mund të them është se afrimi i investitorëve të fuqishëm do të ndihmojnë këtë event që të rritet edhe më shumë. Personalisht mendoj se “Giro d’Italia” nuk do të shitet edhe pse ky vendim i takon vetëm presidentit Urbano Kairo.

A do të ketë Italia një tjetër Nibali në të ardhmen e afërt?

Nuk e di. Ne duhet që të bëjmë durim. Nuk besoj se do të mund të shikojmë të tjerë Nibali tani shpejt. Ai ishte një çiklist me personalitet dhe shumë cilësi. Po flasim për dikë që fituar gjithçka.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen