Berat- Efektivët e policisë së Beratit, kanë sekuestruar sot një sasi prej 12 kg e 315 gram bimë narkotike, e llojit mariuanë.

Lënda narkotike është gjetur në fshatin Grevë, ndërkohë që ka shpallur në kërkim pronarin e saj me iniciale A.H 30 vjeç nga Skrapari.

Mariuana u gjet pas informacioneve që specialistët e narkotikëve kishin marrë në rrugë operative.

Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)