TIRANE - Instituti Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtarë i kërkon kryetares së Komisionit Qendror Lefterie Lleshi, që në zgjedhjet e 23 Qershorit familjarëve që vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes t’u mundësohet infrastruktura e nevojshme për të votuar. Drejtoi ekzekutiv i këtij Instituti, Agim Lloci bën me dije se kërkesa dërguar KQZ do të mundësonte që edhe kjo shtresë shoqërore të integrohet dhe të kontribuojë në zgjedhjet e Qershorit.
Nga ana tjetër dhe Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i Gjaqeve ka mobilizuar një grup pune në 2800 fshatra, 300 komuna e 60 bashki që në ditët e votimit të bëjnë të mundur që edhe familjet në hasmëri të marrin pjesë në votim.
Ndërkaq, kreu i Komitetit të Pajtimit, Gjin Marku theksoi se në sajë të ekspeditave për pajtim gjaqesh në të gjithë rrethet e vendit është arritur që nga 1678 familje të ngujuara në vitin 2012 numri i tyre të bjerë në 1208.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com