Gjana: Deri në orën 16:00, kanë votuar 44% e demokratëve! Mungesa e emrit në listë, pengese e paqëllimshme! Fituesi shpallet nesër paradite

 

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se deri në orën 16:00 kanë votuar 44% e anëtarëve.

Gjata u shpreh se në përgjithësi anëtarët të cilët nuk kanë pasur emrin në lista, dhe kanë pasur kartën e anëtarësisë kanë pasur mundësi që të votojnë. Gjana shtoi se emri në lista është ndryshuar për shkak të përpunimit në sistemet e IT të emrave. Sa i përket daljes së rezultatin, Gjana tha se rezultati zyrtar do të dalë nesër paradite.

'Ka një lëvizje pozitive të shifrave. Me të dhënat e orës 16.00 pasdite, numri i votuesve në shkallë vendi është 33 mijë e 47 anëtarë e barabartë me 44% të votuesve.

Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në raport me 21 mijë anëtarë që ka Qarku i Tiranës, pjesëmarrja e votuesve në Tiranë është diku tek 46%. Nuk kemi probleme të tjera në vazhdim. Në 3-4 orët e fundit nuk ka patur më lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. 

Dua t’ju bëj me dije edhe dy verifikimet që ne bëmë. Në Kombinat është paraqitur një, që me këto “Faceboook”-et na del një emër i njohur, nga këto mediat investigative, që ka shkuar, ka tentuar të votojë me pajisje. Është larguar në punë të vet. Shpresoj të mos ketë shkuar në ndonjë vend tjetër. 
Ndërkohë, që nga një nga përfaqësuesit e kandidatëve morëm një informacion që tre votues që kanë votuar në Sarandë, kanë votuar njëkohësisht edhe në Vlorë dhe në Gjirokastër. Nuk është e vërtetë, nuk rezulton që kanë votuar në Vlorë dhe në Gjirokastër. Kanë votuar vetëm në Sarandë. Tani po i kthejmë edhe përgjigjen zyrtare përfaqësuesit të kandidatit që na përcolli shqetësimin.''- tha Gjana.

Pyetje: A është zgjidhur problemi i atyre anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në listën e qendrës ku shkojnë për të votuar, por e kanë kartën e anëtarësisë. A kanë mundur dot të votojnë?

Jemin Gjana: Në përgjithësi janë lejuar të votojnë, pa i penguar. Kur kemi mbajtur një qëndrim edhe në udhëzimet që kemi shkruar. Sepse pashë që zonja Konjari që ishte e pezmatuar sepse nuk kishte gjetur emrin në listë. Është e vërtetë që ka njerëz, aktivistë, anëtar të PD që nuk e kanë emrin në listë për efekt të përpunimit të herë pas here në sistemet e IT të emrave. Ngaqë e kemi ditur këtë paraprakisht edhe kemi mbajtur këtë qëndrim; që nëse nuk rezulton emri në listë por disponon një kartë anëtarësie të mund të votosh me kartë anëtarësisë. Natyrisht u kërkojmë ndjesë që janë detyruar të votojnë kundrejt kartës së anëtarësisë sepse nuk kanë patur emrin në listë, por janë pengesa ose janë lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme prandaj kemi krijuar edhe një hapësirë tjetër në udhëzime. Sepse po të ishte një lëvizje, një heqje e qëllimshme, nuk u jepnim mundësinë që të votonin me kartën e identitetit dhe i pengonin. Nuk ka patur asnjë tentativë dhe asnjë qëllim për t’i penguar.

Pyetje: Z.Gjana, po rezultatin kur do ta keni? Do ta keni brenda datës së sotme apo mëngjesin e nesërm?

Jemin Gjana: Besoj se një të dhënë operative do të marrim diku tek 3 apo 4 orë pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit por gjithmonë është një e dhënë operative, jo përfundimtare, nuk është rezultati përfundimtar. Ne do të presim deri nga mesnata të gjithë degët që janë afër Tiranës, të presim të dorëzojnë materialet, do t’i mbyllim në zyrën e Komisionit të votimit. Kutitë e mbyllura që do të kenë brenda të gjithë matrialet e votimit. Degët që janë shumë larg, psh, Tropoja, Saranda, kolonja, etj, do t’i presim që t’i sjellin diku nga orët e para të mëngjesit, sepse edhe ata do të pushojnë 2-3 orë dhe do t’i sjellin. Porosia është që t’i shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve që është i pranishëm në atë komision përkatës. Pasi të kenë mbërritur kutitë e fundit të nesërmen e orëve të para të mëngjesit, atëherë do të fillojmë hapjen e kutive, do të nxjerrim vetëm procesverbalet dhe do të hedhim në sistem vetëm procesverbalet, do të bëjmë shumatoren dhe pastaj do të komunikojmë fituesin zyrtar nesër paradite.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen