Gjasula, 'Luftëtari' që mban gjallë ëndrrën e kombëtares shqiptare për kualifkim

Gjasula, 'Luftëtari' që mban gjallë ëndrrën e kombëtares shqiptare për kualifkim

Mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula

Dy ndeshje të çmendura e dramatike, mbi të gjitha ajo me Kroacinë. Një pikë në renditje dhe vendi i tretë në grup , ëndrra e Kombëtares shqiptare të futbollit në Euro 2024 vazhdon.

Heroi ndaj ballkanasve ishte Klaus Gjasula që barazoi 2-2 në ndeshjen ndaj kroatëve dhe i dha kuqezinjve pikën e parë në Euro 2024. Një pikë krenarie, që erdhi pas shumë vuajtjesh nga futbollistët që nuk u dorëzuan deri ne fund.

Heroi i Hamburgut ishte Gjasula që përpara disa vitesh ka luajtur me kaskë mbrojtëse në kokë. Mesfushori ka thënë se më mirë të dukem i çuditshëm por të ruaj shëndetin e madje ka këshilluar që të gjithë futbollistët të mbajnë kaskë.

Djemtë kuqezi nuk kanë humbur kohë dhe nisën menjëherë përgatitjet për sfidën e fundit të grupit B, atë ndaj Spanjës që luhet të hënën. Të vetëdijshëm se përballë do të kenë skuadrën më të fortë të grupit  e cila na ka mundur në të 8-ta ndeshjet që kemi zhvilluar skuadra nuk dorëzohet, pasi në futboll mrekullitë ndodhin.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?