TIRANE - Raporti i fëmijëve të braktisur më fëmijët e adoptuar anon nga fëmijët e braktisur. Kërkohet më shumë sensibilizim dhe më shumë ndërgjegjësim. Shkaku kryesor i braktisjes së fëmijëve mbeten problemet sociale.
 
Nga drama e braktisjes së një fëmijë dhe deri tek lumturia e një familjeje që birëson një fëmijë është një rrugë e gjatë, e dhimshme dhe jo gjithmonë me një fund të lumtur.
 
Rastet e braktisjes së fëmijëve janë të ndjeshme ndërsa adoptimi i tyre është ende i pakët, por duket sikur ka një dritë jeshile.
 
Shërbimi Social Shtetëror bën me dije se gjatë vitit që lam pas janë braktisur 117 fëmijë.
 
Problemet sociale janë arsyet kryesore se përse janë braktisur 76 fëmijë, ndërsa 41 janë fëmijë janë braktisur që në momentin e lindjes.
 
Vetëm 46 fëmijë të braktisur kanë mundur të gjejnë një familje të dytë. 46 fëmijë janë birësuar pas kryerjes së të gjitha procedurave ligjore. Ndërsa fëmijët e tjerë ndodhen në institucione shtetërore apo OJQ ku jetojnë duke ndjere mungesën dhe ngrohtësinë familjare.
 
Qëllimi i institucioneve shtetërore është që këta fëmijë të rikthehen në familjen e tyre ose të gjejnë një familje e cila t’i adoptojë. Këtë fakt na e pohon edhe drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijë “Zyber Hallulli” Zhaneta Beqiri.
 
Beqiri na tregon se ka pasur dy raste kur dy çifte janë interesuar për procedurat e adoptimit të një fëmije. Kjo është një shenjë pozitive që do të thotë që edhe tek ne birësimi shihet si një mundësi për çiftet të cilat nuk mund të kenë një fëmijë për arsye shëndetësore, por nga ana tjetër ndizet një drite jeshile për femijët e braktisur të cilët mund të gjejnë një familje.
 
Mjekja gjinekologe Mirela Rista shprehet se braktisja e një fëmijë është një dramë për nënat. “E mbajnë në bark për 9 muaj, durojnë dhimbjet e lindjes e më pas nuk duan ta shohin pasi nuk kanë mundësi të kujdesen për të. Vendosin ta braktisin”, shprehet mjekja. Më tej ajo shton se nënat që braktisin fëmijët janë kryesisht nga zona të thella dhe vijnë të shoqëruar nga prindërit. “Teksa i shikon në korridor dy prindër të lodhur, të cilëve u rëndojnë vite mbi supe, teksa shoqërojnë vajzën nuk mund të mos e kuptosh se janë shkaqet ekonomike që ato që në më të shumtën e rasteve i shtyjnë të marrin këtë vendim të vështirë.” Keshtu shprehet ajo, por në fakt aty ka pafund arsye te tjera te lidhura me mendësinë...
 
Marrë nga historia-ime.com
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)