Përplasja mes kryeprokurores Arta Marku dhe drejtuesve të prokurorisë së rretheve, vlerësohet nga juristët si pasojë e gabimeve me Reformën në Drejtësi.

Juristi Çlirim Gjata thotë në një intervistë për Report TV se Arta Marku nuk ka kompetenca për të shkarkuar dhe emëruar prokurorët. Ai i kujton kryeprokurores të rrijë brenda kompetencave të saj sepse politika do ta tradhtojë dhe do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Intervista e Plotë:

Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku ka firmosur largimin nga detyra të disa prokurorëve të rretheve. A ka kompetenca Arta Marku të bëj zëvendësime dhe emërime?Është bërë një debat i madh për këtë çështje e zgjidhjes së Kryeprokurores por edhe për shkak të kompetencave.
Ajo nuk e ka në kompetencë largimin e prokurorëve nga detyra qoshfshin të emëruar apo komanduar, kjo rezulton nda dispozitat ligjore veprimtaria e saj mbështetet në dispozita kalimtare.

Maku nuk është zgjedhur e përkohshme nga KLP-ja, nëse do shikojmë ligjin 97/2016 në nenin 109 rezulton se dispozitat janë të përkohshme, ndërsa në pikën 3 rezulton se kompetencat e Kryeprokurorit të Përkohshëm parashikohen në dispozita kalimtare, këtë e thotë ligji dhe statusi për Kryeprokurorët e Përgjithshëm.

Ajo nuk ka kompetencat si ato të kryeprokurorëve të mëparshëm por referohen si dispozita kalimtare të një prokurori kalimtar, këtu janë të gjitha rastet ku shpjegohen qartë kompetencat.

Në asnjë nga pikat për Kryeprokurorët e Përkohshëm nuk thuhet se mund të largoj prokurorët e emëruar apo edhe të komanduar, maksimumi që mund të bëj është pezullimi i mbështetur mbi argumente dhe ligje, madje duhet ta bëj publike sepse po e pezullon.

Duhet të specifikohen arsyet e pezullimit si shkelje detyre, po kështu dhe çështjen e lëvizjes së prokurorëve nuk e ka në kompetencë. Ne kemi një problem në kushtet ku mungon Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në rastin kur një prokuror vdes, vetëm në këto raste mund të ndërhyjë, s’ke institucion dhe KLP. Kryeprokurorja nuk mund të ndërhyj në rastet kur nuk ka probleme dhe situata është normale, nuk ka të drejtë ti lëviz nga detyra.

Ditën e sotme prokurori i Durrësit dhe Elbasanit kanë refuzuar të lëvizin nga detyra, nuk i janë bindur urdhërit të kryeprokurores duke thënë se nuk janë të komanduar por të emëruar.Në kushtet kur kemi një dokument të firmosur nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe kemi një refuzim nga ana e zyrtarëve, çfarë ndodh? Kush e drejton atë zyrë?

Është pak e vështirë situata nuk di çfarë të them për shkak të punëve tona të mbrapshta duke filluar nga emërimi në detyrë të Kryeprokurores së Përkohshme, pastaj nuk e kuptoj për çfarë po ndërhynë, ajo duhet të dali dhe të thotë se pse po i heq nga detyra. Pse po i heq? Të japi një arsyetim ligjor, çfarë të bëj Arta Marku? Të dërgoj policët dhe ti nxjerri nga zyra?

Perëndie madhe ku po shkojmë, pse këto rezultate do na japi reforma e drejtësisë. Kam bindjen se Kryeprokurorja e Përkohëshme e ka marrë detyrën në mënyrë të ndërkryer. Kryeprokurorja ka thënë se ky zëvendësim po bëhet për ti rikthyer besimin qytetarëve. A është gjykata një rast kur gjykata duhet të përplaset për këtë rast?

Unë do të thoja se kush e ka emëruar Kryeprokuroren e Përgjithshme, ajo nuk e ka në kompetencë rritjen e besimin të qytetarëve. Ajo do qëndroj në detyrë deri sa të emërohet KLP, pra deri në fund të mandatit të saj, ajo ka kufizim kompetencash.

Kush ja jep kompetencën për këto veprime që po bën në emër të drejtësisë, patriotizmit atdhedashjes dhe partinë se për këto çudira janë bërë tragjedia në këtë vend. Kush ja ka dhënë këto kompetenca. Nesër Kryeprokuroren politika mund ta lëri në baltë, politika të mban sa ka interes pastaj të hedh në rrugë, për pazaret politike të Edit do përballet me akuza për shpërdorim detyre, prandaj është mirë të zbatoj kompetencat ligjore.

Kush është garanti? Kush e vendos Kryeprokuroren brenda kufijve ?
Aktualisht nuk ka rrugë e vetmja është ti drejtohen gjykatës sepse nuk ka një garant siç është Këshilli i Prokurorisë, pavarësisht se kishte mandat këshillimor jo vendimmarrës absolut, nuk ka një institucion për këtë nuk e di nëse mund të përdoret Konferenca e Përgjithshme e Prokurorëve, e vetmja rrugëzgjidhje është gjykata.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com