Gjaza e Lushnjes, me qendër shëndetësore pas 25 vitesh

Banorët e fshatit Gjazë të Lushnjes, pas 25 vitesh kanë ambulancën e tyre. Falë investimit të bërë nga një fondacion arab, është kryer ndërtimi i qendrës së parë shëndetësore në këtë zonë. Inaugurimi i ambienteve të qendrës është bërë nga kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe kryetari i fondacionit, Abu Abaz. Sipas Tushes, është investuar 1.8 milionë lekë për ndërtimin e ambienteve të qendrës shëndetësore dhe 800 mijë lekë për pajisjet e saj. Qendra shëndetësore Gjazë do të shërbejë për 700 banorët e zonës. Më parë, vizitat shëndetësore të banorëve të Gjazës kryheshin nëpër banesa.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)