Gjebrea: Droga në Gjermani s'vinte
nga Shqipëria, lajm mediash lokale

TIRANË – Ministria e Brendshme deklaron se droga e sekuestruar në Gjermani brenda gurëve të granitit nuk ishte nisur nga Shqipëria dhe ngjarja i përket tetorit të kaluar.

Ka qënë Ministria e Brendshme që ka përgënjeshtruar sot lajmin e dhënë nga një media lokale gjermane; zv.Ministrja Elona Gjebrea deklaroi se policia shqiptare vetëm se ka bashkëpunuar me autoritetet gjermane, të cilat janë inkurajuar nga puna e policisë shqiptare kundër trafikut të drogës.

"Në bazë të të dhënave të mbledhura,"- ' tha Zv.Ministrja, - "është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri, procedimi penal me nr.233. Aktualisht po hetohet intensivisht nga pala gjermane dhe policia shqiptare për trafik droge edhe në të kaluarën."

Për më tepër, Gjebrea ka shtuar se edhe autoritetet italiane e kanë mbështetur policinë shqiptare dhe kanë deklaruar në websitin e tyre në internet se droga nga Shqipëria jo vetëm që nuk është dhjetëfishuar, por vetëm për muajin prill është kapur 357% më shumë marihuanë se prillin e kaluar.

"Partnerët tanë ndërkombëtarë e në radhë të parë Italia, Greqia, por edhe Gjermania, Franca, Austria e me radhë,"- tha ajo, - "jo vetëm nuk janë të shqetësuar me punën e policisë së Shtetit në kuadër të goditjes së grupeve që trafikojnë lëndë narkotike, por janë më shumë se sa të inkurajuar nga impenjimi maksimal dhe rezultatet e rëndësishme të arritura veçanërisht gjatë 8 muajve të fundit. Vetëm gjatë muajit prill 2014 është kapur në vendin tonë 357% më shumë marijuanë, krahasuar me prillin e një vitit më parë.
 
Këtë qëndrim e përforcojnë edhe statistikat e referuara nga partnerët tanë lidhur me sasitë e drogës që ata kanë kapur. Kështu Ministria e Brendshme Italiane ka konfirmuar zyrtarisht se se droga e kapur me prejardhje nga Shqipëria nuk ka pësuar rritje, dhe jo më të jetë 10 fishuar,"- theksoi Gjebrea.|

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera