Gjebrea: Elvira e "Shihemi në gjyq"
filloi punë me rrogë shumë të mirë

Gjebrea: Elvira e filloi punë me rrogë shumë të mirë">
TIRANË - Prezantuesi i "E Diela shqiptare", Ardit Gjebrea ka bere te ditur ne Facebook se besimtarja myslimane Elvira, e bere e njohur ne "Shihemi në gjyq" te dielen e fundit, ka filluar nje pune te re me rroge shume te mire pikerisht fale gjyqit televiziv.

Pasi u pushua nga puna prej pronares se saj, sepse kryente ritet myslimane ne orar te punes dhe fitoi gjyqin e Telebingos, duke marre prej ish-pronares 14 rroga, nje mik i Arditit e merr ne telefon Arditin dhe kerkon kontaktin e Elvires se donte ta punesonte ne biznesin e tij. "Keshtu qe neser ajo fillon pune, me nje rroge shume te mire, qe i jep edhe mundesine e praktikimit te besimit te saj", thotë Arditi, duke shtuar se nje mike e shtrenjte nga Kosova i shkruante se ishte kunderproduktive dalja e Elvires ne program, sepse ajo tashme do mbetet pa pune dhe veshtire ta punesoje dikush"..

Ndersa me pare ai i pergjigjet nje pyetjeje qe Viktori nga SH.B.A. i ben ne lidhje me "Shihemi ne gjyq" te javes se kaluar. Do thoja qe personalisht se pari respektoj cdo njeri te cdo besimi.

"Viktori me pyet se si do kisha vepruar une me dike qe praktikon besimin ne orar te punes? Ne departamentin ku punoj, ka vend pune i cili e lejon mundesine e shkeputjes nga puna per aq pak kohe sa duhet te lutesh apo te falesh, sic edhe e kunderta, qe nuk ta jep kete mundesi. Ndaj varet!", thote Arditi.

Ai shton se nese qe ne fillim gjerat behen te qarta nga te dyja palet, respekti dhe mirekuptimi i ndersjellte ben qe puna dhe besimi te bashkejetojne jo vetem pa penguar njera tjetren, por perkundrazi. "Kam patur shume mesazhe nga miq te nesermen e programit me dy qendrime te ndryshme", thote Arditi.

Nese e ndoqet me vemendje, ne fund kur po i behej me dije zonjes se duhej te paguante 14 muaj rroge vajzes une pyeta: "Po demi ekonomik i pretenduar nga Teuta, nuk llogaritet?"

Une nuk nderhyj asnjehere sic e keni pare, duke lene zonjen Eni te ushtroje profesionin e saj, derisa e kemi ftuar ne program. Thjesht ndonjehere bej ndonje pyetje per kureshtjen time.

Zonja Teuta gabonte kur shprehej me fjale ndonjehere jo te pershtatshme per menyren e faljes se Elvires, por kish te drejte qe Elvira duhej te tregonte qe ne fillim qe qofte' edhe 5 minuta do mbyllte deren e biznesit te Teutes.

Ti ke rregullat ne punen dhe biznesin tend, une kam te miat. Nese vij une tek ty duhet t'i respektoj, nese vjen ti tek une, e njejta gje. Dhe e fundit; nje mike e shtrenjte nga Kosova me shkruante se ishte kunderproduktive dalja e Elvires ne program, sepse ajo tashme do mbetet pa pune dhe veshtire ta punesoje dikush.

ENI ÇOBANI: GËZIM I PAMASË, TË BËHEMI SHOQËRI JOPËRJASHTUESE DHE PARAGJYKUESE
Ka reaguar menjehere ne Facebook avokatja Eni Çobani: "Gezimi im eshte i pamate i nderuar per kete lajm te mrekullueshem qe Elvira te punesohet.Te falenderoj shume ty dhe mikun tend qe gjeti kete mundesi dhe vertet qetesoi shpirtin e kesaj vajze, qe ne keto dite eshte perballuar me shume opinione.Te nderuar miq qe si ne asnje rast tjeter keni diskutuar dhe komentuar dhe une ju falenderoj shume duhet qe te dini vetem nje fakt, qe ne thelb te ketij misioni eshte emancipimi i gjithsecilit nga ne per nje shoqeri me te hapur gjithperfshirese, ku te kete vend per te gjithe, se te gjithe duam qe jeten ta jetojme dhe ta gezojme besojme apo nuk besojme, por me rendesi eshte ta duam njeri-tjetrin para se te behemi perjashtues dhe paragjykues. Ardit je i paarritshem dhe i pazevendesueshem; nje aset per kete shoqeri dhe nje mik i madh per te gjithe ne. Dite te mbare te gjitheve!"

ARDITI

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm