Gjebrea fal Nora Istrefin,
sivjet në Kënga Magjike

Gjebrea fal Nora Istrefin,<br />sivjet në Kënga Magjike
Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, ka arritur që të bind Ardit Gjebrean për t’u rikthyer në festivalin e muzikës moderne shqiptare, Kënga Magjike.

Nora, e cila ishte pjesë e një bashkëpunimi me Linda Halimin disa vite më parë, kishte marrë një penalizim prej 10 vitesh mos pjesëmarrjeje në këtë festival për shkak të vonesave për provat zyrtare. Sidoqoftë, ky penalizim, duket se është larguar për këngëtaren seksi.


Sipas emisionit Prive në Klan Kosova, Nora ka arritur të bind Ardit Gjebrean që të shpërfill dënimin dhe ta pranojë atë në edicionin e sivjetshëm të këtij festivali.
 
Nora në Kënga Magjike besohet se do të paraqitet me një këngë të punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot