Gjebrea takim me koordinatorin antitraftik të Malit të Zi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatori  Kombëtar Antitrafik Elona Gjebrea, zhvilloi një takim bilateral me Koordinatorin  Antitrafik për Malin e Zi, Zoran Ulama.  Në takim ishin përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e  Punëve të Jashtme, Prokuroria, Policia të të dy vendeve. 
 
Në takim u diskutuan masa konkrete që janë marrë dhe priten të ndërmerren në  funksion të zbatimit të marrëveshjes kundër trafikimit të qënieve njerëzore midis  Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Pala shqiptare dhe malazeze rikonfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim në luftën e përbashkët kundër trafikimit duke sugjeruar një kalendar aktivitetesh të përbashkëta që synojnë fuqizimin e kapaciteteve policore, përmirësim procedurash dhe kontrolle me rigoroze të emigrantëve të parregullt, përmes takimeve bilaterale, aktiviteteve ndërgjegjësuese etj.
 
Në takim u përshëndet edhe ngritja e Dhomës së posaçme të intervistimit për Viktimat e Trafikimit në pikën kufitare të Muriqanit me mbështetjen e Caritasit shqiptare dhe qeverisë amerikane.
 
Palët rikonfirmuan angazhimin intensifikimin e luftës së përbashkët kundër trafikimit të personave dhe për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)