Gjebrea: Vetëm në prill 375 % më
shumë drogë e kapur se para një viti

TIRANE - Zëvendësministrja e brendshme Elona Gjebrea, një dalje për shtyp, tha se gjatë muajit prill të këtij viti është kapur 375 % më shumë drogë se sa e njëjta përiudhë e një viti më parë. Gjebrea theksoi se kjo është arritur falë rikthimit të nrye të detyrës të policisë. Sipas saj opozita e la vendin një në një situatë në rritje të narkotrafikut ndërsa tani kërkon të hedhë baltë sipas saj ndaj punës së policisë.
 
Gjebrea ndër të tjera theksoi se është rritur edhe bashkëpunimi me prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë çka është treguar sipas saj edhe nga deklaratat e tyre.
 
“Çdo ditë e më tepër policia forcon bashkëpunimin për goditje e trafikut të drogës. Rezultatet janë tregues i qartë se policia e shtetit është rikthyer në krye detyrës, dhe jo si më parë kur ata që drejtuan shtetin lejuan mbjelljen e drogës dhe sot hedhin baltë mbi punën e policisë. Vetëm gjatë prillit janë kapur 375 % më shumë drogë se një vit më parë në të njëjtën periudhë. Policia është e vendosur të mos stepet nga sulmet dhe presionet e opozitës përkundrazi angazhimi maskimal synon që të forcohen masat për parandalimin e trafikut dhe mbjelljes e kultivimit të drogës. Për këtë arsye vazhdon bashkëpunimi me prokurorinë dhe me partnerët strategjikë çka tregohet edhe nga ata vetë dhe përfaqësuesit e tyre, për ta larguar nga harta e drogës.” tha Gjebrea.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime