Gjekmarkaj zbardh detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim: Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike

Gjekmarkaj zbardh detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim: Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike

1662558150_64001662557544xgjekmarkaj572.jpg

Deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka pritur sot në një takim në kryesi ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Në një postim në facebook Gjekmarkaj është shprehur se në këtë takim ka shkëmbyer mendime për sfidat demokratike me aleatin strategjik (SHBA).

“Një takim miqësor  e shumë domethënës sot  me Ambasadoren  e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare.

Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare  si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me  aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet.

Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shprehet ai.


Lajmi kryesor:

Sesioni i ri parlamentar, Kim takohet me Nikollën e Gjekmarkajn! Mesazh Berishës: Bashkëpunojmë vetëm me opozitën legjitime që kanë rol në luftën kundër korrupsionit


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja