FIER- Dhjetera fermerët janë te detyruar të dalin cdo dite anës autostradës Levan–Tepelenë në përpjekje për të shitur gjelat e detit.
Pavarësisht se Cakrani njihet për gjelat e detit të rritur në mënyrë organike dhe me cilësi të lartë, tregu po dominohet nga produktet e importuara, kryesisht nga Greqia.
“Kam 20 vite që dal këtu dhe s’më ka ndodhur ndonjëherë që të shes kaq pak! Çmimi është njësoj si vjet, me 1 mijë lek për kg por s’ka blerës. Vijnë maunet me gjela deti nga Greqia. Ne i rrisim në kullota me ushqime bio, ndërsa ato vijnë pa cilësi dhe çmim të lirë. Eshtë prishur tregu”, thanë ata.
Këtë vit, çmimi i gjelit të detit vendas varion nga 1000-1100 lek per kg, ndërsa ato qe vijne te ngrira nga importi jane 20 per qind me lire. Si pasojë, shumë fermerë kanë kufizuar ndjeshëm numrin e shpendëve që rrisin, ndërsa disa të tjerë po mendojnë të heqin dorë përfundimisht nga mbareshtimi i shpendeve.
Situata rëndohet edhe më tej nga gjendja e dobët ekonomike dhe fakti se një pjesë e fermerëve janë pensionistë, që kane bazuar ekonomine familjare tek kjo veprimtari.
Komente












Ka ardhur koha qè tè flitet ashtu siç duhet folur dhe jo gjithmonè me gishtin tregues nga maunet e huaja. Prodhimin e kemi BIO ne shqiptarèt? Nè fakt, ne shqiptarèt nuk kemi asnjè garanci se çfarè konsumojmè, plehra kimike kancerogjene apo BIO TALLAVA. Fakt èshtè qè prodhimet shqiptare, jo pak herè nè tè kaluarèn janè kthyer mbrapsht pèr arsyen e pèrdorimit tè pesticideve tè ndaluara. Dhe ajo mè e rèndèsishmja,,,,çmimi. 10 mijè lekè kilogrami, peshè e gjallè. Ju lutem,,,boll me kèto maskarallèqe. Ka ikur koha e kakèrdhive dhe mutrave,,,èshtè koha e kushteve higjenike dhe estetikès. Njè gjel i rritur dhe i therur i kontrolluar nè Gjermani, kushton 7 euro kilogrami,,,,ndèrsa gjeli "BIO" shqiptar 10 mijè lekè tè vjetra. JO FALEMINDERIT.
PërgjigjuNuk e kuptoj si mundet qe keta fermere kerkojne nga shteti , behuni bashk ulni çmimet dhe shikojeni i blen populli apo jo Çfar dini te beni ju fermer qe vetem ti risni dhe populli te vije dere me dere per ti blere ka treg dilni ne treg qe tju shiten apo I doni leket nga shtepia .
Përgjigju