"Gjelbërim apo zhul?", Erion
Veliaj dhe Olli përplasje LIVE 

TIRANE - Një debat Live jashtë parashikimeve ndodhi mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryekëshilltarit të djathtë Leonard Olli...Kryebashkiaku ishte në podium në transmetim të drejtpërdrejtë duke prezantuar masterplanin për Parkun e Liqenit, kur fjala e tij është ndërprerë nga Olli, i cili ju bashkua në foltore. Olli ngriti zërin për largimin e komunitetit rom nga kjo zonë, situatë e cila sipas kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashki duhet marrë në konsideratë e të mos flitet vetëm për gjelbërim.
 
Veliaj: Një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo në një park që ishte gropë septike. 
Olli: Urime për fjalën me aksion me goditje të përqëndruar.
Veliaj: Besojmë të gjelbërimi, jo për banjo. Nëse doni banjo e keni përballë.
Olli: Ju po dhunoni sot me dhunën e fadromave. 
Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë? Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i, të dashurit e gjelbërimit do të rrinë këtu, nëse do të jetosh në zhul...
Olli: Ju jetoni në zhul moral dhe politik..
Olli: E keni gabim, unë do ju kërkoj diçka, un ju dhashë dorën, ju përgëzova, por respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe banesës.
Veliaj: Do vijnë edhe fëmijët tuaj e do luajnë tek liqeni.
Olli: Lërini fëmijët, po diskriminoni njerëzit.
Veliaj: Edukata mësohet në shkollë nuk jam këtu të ta mësoj, më lejo të prezantoj se si bëhet qyteti. 4 vjet e be të qytetin zhul, llum, urinë, nevojë. Ja vizioni juaj për qytetin (duke u drejtuar nga parku i Liqenit). Vizioni ynë për qytetin është pemë lule
Olli: Po humb dinjitetin. 

(Leonard Olli largohet)
 
“Surprizë më të bukur për të treguar diferencën mes shpellës dhe qytetit ne nuk mund të kishim uruar”, tha Veliaj duke ju referuar përplasjes që pati me Ollin.
 
“Jemi këtu për interes publik, Basha i largoi romët. Këtu ndahen dy botët tona”, - përfundoi Veliaj.

Pas këtij incidenti, të gjithë këshilltarët e djathtë vendosën të largohen nga aktiviteti.

veliaj


Bashkia e Tiranes mori persiper sistemin e komunitetit rom i cili prej vitesh jetonte ne barraka ne kete zone. Disave prej tyre i eshte paguar qeraja ndersa te tjeret jane sistetmuar ne qendren Kombetare te Emergjencave ne Shish-Tufine.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen